Në Komunën e Tetovës ekziston mungesë e rëndësishme e krijimit të vendeve të punë si dhe një hendek i theksuar i tepricës së profesioneve me shkathtësi të larta. Në çdo punëtor që kërkohet nga bizneset në rajonin e Pollogut, Komuna e Tetovës ka 47 të papunë. Mungesa e vendeve të punës në Tetovës është urgjente. Kjo ndër të tjerash theksohet në analizën e papunësisë së Organizatës së Punës dhe Institutit” Fajnens Think”, të realizuar në nëntë komuna në vend.
Analiza e “Fajnens Think” tregon se tregu vendor i punës ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, ofertë tejet më të lartë se kërkesa për profesione të caktuara dhe mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Analiza është realizuar në nëntë komuna të vendit në Tetovë, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strugë, Resnjë, Shën Nikoll , Strumicë, dhe Shtip. Analiza më tej tregon edhe dallimet evidente në komuna lidhur me papunësinë. Kështu, për një vend pune të ofruar ka deri në 47 persona të papunë në rastin e Tetovës, kurse në Kumanovë pothuajse 12 të papunë. Në komunat e tjera që janë objekt i hulumtimit, ky numër është dukshëm më i ulët. Në Manastir ka 2.5 persona të papunë për çdo punëtor të kërkuar me arsim fillor, në Resnjë ka 0.42 persona të papunë, në komunën e Shën Nikollit ka 0.38 persona të papunë, në Strumicë ka 7 të papunë dhe në Shtip ka 6 të papunë.
Gjithashtu, sipas anketës rajonale për kërkesën në vitin 2020, kërkesa e përgjithshme në rajonin e Pollogut është 241 vende pune, që paraqet dy për qind të fuqisë punëtore të papunë në komunën e Tetovës. Kjo shkallë ekstreme e ulët udhëzon për gjendjen e pavolitshme në tregun e punës në këtë komunë, dhe është rezultat i krijimit të pamjaftueshëm të vendeve të punës.
“Njëherësh shkalla e ulët mund të jetë edhe rezultat i potencialit të ulët të subjekteve afariste që të krijojnë vende të reja të punës, numrit të pamjaftueshëm të subjekteve afariste dhe sidomos të atyre me më shumë se 250 të punësuar apo firmave të mëdha, por edhe potencialisht përfaqësimit të madh të ekonomisë informale”, thuhet më tej në studim.
Rekomandimet ndaj qendrave të punësimit dhe Agjencisë së Punësimit janë të dizajnojnë masa aktive për të papunët që kërkojnë punës përmes kualifikimit të personave pa kualifikim dhe me arsim fillor, rikualifikimi, masat aktive për punësim me formalizimin e punës joformale etj. Institucioneve arsimore ju sugjerohet që në periudhë afatshkurtër të tejkalojnë hendekun e profesioneve deficitare, ndërsa në një periudhë afatmesme të riorganizojnë programet. Për komunën e Tetovës, odat rajonale dhe sektorin e biznesin sugjerohet që të rrisin atraktivitetin e komunës për tërheqjen e subjekteve të mëdha afariste dhe krijimin e vendeve të reja të punës, përmes tërheqjes së investitorëve të huaj, lehtësimeve lokale tatimore, rregullimin e tokës ndërtimore, dhe volitshmëri të ngjashme. Sugjerohet edhe intensifikimi i bashkëpunimit me shkollat e mesme profesionale dhe krijimi i arsimit dual. Në komunën e Kërçovës ekziston gjithashtu mungesë e gjenerimit të vendeve të punës, kualifikimet më të ulëta dhe mungesa e vendeve të punës me aftësi të mesme. Për çdo punonjës të kërkuar me arsim fillor për rajonin Jugperëndimor, komuna e Kërçovës ka nga 11 të persona të papunë. Ekziston ofertë më e madhe se kërkesa në profesione me aftësi të larta si specialistë të arsimit, ekspertë juridikë dhe shoqëror dhe ekspertë në fushën e kulturës. Në të gjitha profesionet e tjera, ku shfaqen hendeqet e tepërta, ato zhduken ose transformohen në kuadro deficitare me rritjen e arsimit. Kjo udhëzon se për profesionet janë përshtatshme, por nevojitet
rikualifikimi. Institucionet arsimore në komunën e Kërçovës kanë nevojë për ristrukturim të konsiderueshëm që të adresojnë hendeqet në profesionet deficitare, ndërsa një pjesë e tyre në mënyrë shtesë po thellojnë më tej hendekun në profesione të tepërta me intensifikimin dhe prodhimin masovik të profileve të tepërta. Rekomandime për qendrat e punësimit dhe Agjencinë e punësimit janë të hartohen masa aktive për punësimin e të papunëve që kërkojnë punë në mënyrë aktive si kualifikimi i personave. Sugjerohet edhe rritja e atraktivitetit të komunës për tërheqjen e investitorëve të huaj në zonën e lirë ekonomike etj. Njëherësh rekomandohet të rritje e ndërgjegjes tek të rinjtë se cilat profile arsimore mungojnë, se cilat profile arsimore janë të tepërta në mënyrë që gjatë zgjedhjes së fushës së arsimit, të rinjtë të sjellin vendime të bazuara në informacione.
Diagnostifikimi i tregut të punës në komunën e Strugës tregoi se hendeku më i madhe në raportin arsim-profesion ekziston te personat me arsim fillor. Për çdo punëtor të kërkuar me arsim fillor për rajonin Jugperëndimor, komuna e Strugës ka 14 të papunë. Midis njerëzve me shkathtësi të larta, ekziston një hendek suficiti me një ofertë tejet më të lartë se kërkesa në profesionet si : ekspertë të arsimit dhe ekspertë juridikë e socialë dhe ekspertë të kulturës. Një hendek i madh me suficit ka edhe për personat pa profesion dhe ato që kanë diplomë të shkollës së mesme. Komuna e Strugës ka mungesë të punëtorëve për profesione të ndryshme me shkathtësi të mesme me arsim të mesëm. Institucionet arsimore në komunën e Strugës kanë një bazë solide për të adresuar boshllëkun në profesionet e mangëta, dhe ato duhet të përshtaten me kërkesat e tregut të punës dhe të lidhen me sektorin e biznesit, veçanërisht me investitorët e huaj dhe kompanitë e mëdha në rajon. Edhe në këtë komunë sugjerohet rikualifikimi, dizajnimi i masave aktive për të papunët që kërkojnë punë në mënyrë aktive, si dhe sugjerohet edhe vendosja e një qendre për kualifikime dhe rikualifikime. Sugjerimet janë të ngjashme me komunat tjera për vendosjen e programeve dhe drejtimeve të reja mësimore në bazë të kërkesave në tregun e punës, intensifikimin e tërheqjes së investimeve të huaja, sistemin dual të arsimit si dhe rritja e vetëdijes së të rinjve se duhet të orientohen gjatë regjistrimit në shkolla në profilet që kërkohen në tregun e punës.
Ndryshe, në të gjitha komunat e analizuara, nga aspekti i profesionit, hendeqet e tepricës apo ofertës më të madhe se kërkesa për punë shfaqen në profesionet me aftësi të larta, veçanërisht të shprehura në profesionet juridike e shoqërore, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës. Por shfaqen edhe tek personat pa arsim fillor dhe ata me arsim të mesëm. Ndërsa profesionet me aftësi të mesme dhe të ulëta dominohen nga hendeqet deficitare, me mungesë punëtorësh me arsim të mesëm, për profesione të ndryshme. Edhe pse, krahasuar me aftësitë e larta, në aftësitë e mesme dhe të ulëta, mangësitë sipas arsimit janë më të përhapura. Kjo tregon se profesionet janë të përshtatshme, por nevojiten trajnime të mëtejshme, tregon analiza e “Finançe Think”. Gjithashtu, hulumtimi tregon se trajnimet e ofruara nga sistemi arsimor nuk korrespondojnë me nevojat e kompanive. Sipas hulumtimit, nismat për ndërlidhjen e shkollave profesionale me sektorin e biznesit dhe intensifikimi i investimeve në shkollat e mesme profesionale synojnë zbutjen e këtij problemi, por në planin afatmesëm është e nevojshme të rishqyrtohen programet dhe shkathtësitë që diploma e fituar ofron në përputhje me nevojat e tregut të punës. Rekomandohen gjithashtu masa që do të përmirësojnë kualifikimin, përmes trajnimeve shtesë dhe rikualifikimit të të papunëve pa profesion dhe me arsim të mesëm. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës