LAJMI I FUNDIT:

“Kishte për detyrë të ruante 450 kg drogë”, arrestohet 36-vjeçarja shqiptare në Itali e quajtur ‘Zonja e drogës’

“Kishte për detyrë të ruante 450 kg drogë”, arrestohet 36-vjeçarja shqiptare në Itali e quajtur ‘Zonja e drogës’

Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga 36-vjeçaren shqiptare Jona Mullaraj.

Ajo cilësohet nga mediat italiane si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë.

Dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos.


Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e rëndë të drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë.

Përfshirja e Mullaraj deri më tani është e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin e saj.

Vlen të përmendet gjithashtu, se gruaja punonte në fushën e ndërtimit dhe njihej si një përkrahëse e partisë “Lega Nord”.

Po të shohësh llogarinë e saj në rrjete sociale, zbulohet se ajo publikonte foto me shumë politikanë të njohur, mes tyre, edhe Matteo Salvini.

Sakaq, Mullaraj ishte dhe skeptike ndaj vaksinës COVID-19 dhe sistematikisht në rrjete sociale, publikonte të dhëna e fakte që kundërshtonin aplikimin e vaksinës në popullatë, njofton gazetashqip.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori