LAJMI I FUNDIT:

Nëntë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Nëntë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Ilustrim

Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve të fundit.

Këto raste të dhunës ndaj grave janë raportuar në disa qytete të Kosovës, Prishtinë, Vushtrri, Gjakovë, Malishevë dhe Shtime.


Kurse në Podujevë dhe në Fushë Kosovë janë raportuar nga dy raste të dhunës.

Rastet e dhunës në familje sipas raportit të policisë:

Podujevë, 30.11.2021 – 20:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 01.12.2021 – 00:30.  Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante .

 Prishtinë, 30.11.2021 – 08:30.  Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 27.11.2021 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i cili jeton jashtë Kosovës. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social ndërsa me urdhër të prokurorit është cilësuar rasti dhunë në familje. Rasti është duke u hetuar.

Podujevë, 01.12.2021 – 15:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e birë (i biri i mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur edhe fizikisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Novobërdë, 01.12.2021 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shtime, 01.12.2021 – 14:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

Malishevë, 30.11.2021 – 17:00.  Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistës ka mohuar një gjë të tillë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Vushtrri, 01.12.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori