LAJMI I FUNDIT:

Berisha akuza ndaj Ardian Dvoranit: Duhet të ishte dënuar me 10 vite burg

Berisha akuza ndaj Ardian Dvoranit: Duhet të ishte dënuar me 10 vite burg

Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e mbajtur në Tropojë ka shprehur kritika për reformën në drejtësisë duke thënë se ajo është e kapur nga Edi Rama.

Sipas tij “vetingu” është i njëanshëm dhe iu referua rastit të dënimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që e cilësoi “dënim politik”.

Nga ana tjetër tha se ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duhet të ishte dënuar me burg për shkeljet e kryera.


Për Dvoranin, Berisha tha se ka dhënë 9 vendime në favor të një kompanie private dhe në dëm të agjencivë shtetërore për përfitime financiare pasi tha se ish-gjykatësi merr “17 mijë euro për një apartament” nga kompania në fjalë.

Ish-kreu i PD lëshoi akuza për korrupsion dhe si persona afër kryeministrit dhe për zv.kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe bashkëshorten e tij.

“Mburren se dënuan ish-kryeprokurorin me 2 vite. Por ua them unë që është dënim politik. Ai zotëria u dënua se denoncoi ambasadorin Donald Lu në Senatin Amerikan. Ardian Dvorani, Sokol Sadushi, gjyqtarja Petra dhe shumë të tjerë duhet të dënohen të paktën 8 deri në 10 vite në burg. Por dosjet e tyre të vetingut mbahen sekret në kasafortat e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Për zhvillimet brenda Partisë Demokratike, Berisha e cilësoi “Foltoren” si revolucion paqësor që do t’i “rikthejë Shqipërisë opozitën e vërtetë”.

Berisha paralajmëroi “ndryshime të mëdha statutore” në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit që kanë si “qëllim t’u japin anëtarëve të PD më shumë pushtet”.

“Në statuti ne ri do të vendosim primaret, zgjedhjet në parti do të bëhen nga të gjithë anëtarët. Kandidaturat për deputetë do të zgjidhen nga anëtarët tanë. Ai që merr mbështetjen më të madhe ai do të jetë deputeti juaj, deputeti nuk do të jetë i kryetarit dhe as i kryesisë”, përfundoi ish-kreu i PD./EA/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori