LAJMI I FUNDIT:

Hetimet për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, dyshimet e para lidhen me detyrën që kishte në Velipojë

Hetimet për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, dyshimet e para lidhen me detyrën që kishte në Velipojë

Në Shkodër, ekipet e policisë dhe prokurorisë po vazhdojnë hetimet për gjetjen e autorit të vrasjes një natë më parë të ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Ekspertë të kriminalistikës ishin sot në vendin e ngjarjes, në përpjekje për të gjetur gjurmë të armës, me të cilën u qëllua ish-deputeti. Ata kanë kqyrur edhe kamerat e sigurisë, që ndodhen në zonë, por pa arritur deri tani të identifikojnë ndonjë të dyshuar.


Ish-deputeti Pashko Ujka ishte me bashkëshorten, kur u qëllua në afërsi të banesës, në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas saj, nuk është dëgjuar asnjë e shtënë arme, ç’ka lë të dyshohet se mund të jetë përdorur armë me silenciator.

64-vjeçari Ujka u dërgua në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk arriti t’i mbijetojë një plage të marrë në kurriz.

Dyshimet e para rreth vrasjes së Pashko Ujkës lidhen me detyrën e tij si kryetar i komunës së Velipojës në periudhën 2011-2015, komunë kjo, që në atë periudhë, administronte një nga plazhet më të rëndësishme të vendit, atë të Velipojës, ku mbizotëronin ndërtimet e jashtëligjëshme./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori