LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Maqedonia nuk do të marrë datë për negociata me BE-në në dhjetor

Milloshoski: Maqedonia nuk do të marrë datë për negociata me BE-në në dhjetor

Vendi nuk do të marrë datë për negociata me BE-në në dhjetor, as në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pretendon deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski pas bisedës me delegatët evropianë në margjinat e konferencës transatlantike të sigurisë në Uashington, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga biseda me bashkëbiseduesit del konkluzioni se këtë dhjetor Maqedonia nuk do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në. I njëjti rezultat i pafavorshëm pritet në periudhën janar-korrik 2022. Ndërkohë, Shqipëria po bën përpjekje diplomatike për t’u shkëputur nga paketa me Maqedoninë për të rritur mundësitë e saj për të marrë një datë negocimi vetë, por është ende e pasigurt nëse ky opsion do t’i bindë të gjithë anëtarët e BE-së që të marrin një vendim unanim për hapin e dëshiruar të Tiranës zyrtare drejt Brukselit”, ka shkruar Milloshoski në Facebook.

Ai informoi se në Uashington në margjinat e Konferencës së Sigurisë Transatlantike ka arritur të bisedojë me: Cedric Perrin (Francë), Ine Seride (Norvegji), Jan Farski (Republika Çeke), Monica Gregorcic (Slloveni), Mimi Kodeli (Shqipëri) dhe Audronis Azubali (Lituani).


“Kam diskutuar për tema të interesit bilateral, si dhe për diskutimet në Bruksel lidhur me procesin e integrimeve evropiane”, ka shkruar Milloshoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori