LAJMI I FUNDIT:

Bashkohuni në fushatën #Dashniekujdes, dhuro nga zemra për nënat dhe fëmijët në nevojë

Bashkohuni në fushatën #Dashniekujdes, dhuro nga zemra për nënat dhe fëmijët në nevojë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve.

Misioni i AMC është të edukojë, zhvillojë, avokojë fuqishëm dhe t’i japë përparësi të lartë aktiviteteve që do të zvogëlojnë shkallën e lartë të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave në Kosovë


“Falë angazhimit të organizatës dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët dhe donatorët tanë, përgjatë viteve ne kemi shpëtuar mbi 6000 jetë të foshnjave përmes medikamentit “Survanta”, inkubatorët janë përdorur nga më shumë se 4000 foshnje si dhe rreth 2000 foshnje në vit përdorin sistemin e oksigjenit dhe paisje të tjera mjekësore”, thuhet në njoftim.

AMC bënë të ditur se përgjatë pandemisë, ka rënë dukshëm numri i vizitave gjatë dhe pas shtatzënisë, ka rënë niveli i vaksinimit tek fëmijët, dhe njëjtë kanë shënuar rënie drastike edhe vizitat pediatrike dhe gjinekologjike.

“Është pikërisht kjo situatë që na thërret që të bashkohemi sërish dhe të vazhdojmë t’i mbështesim gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre, sepse nevojat e tyre tani janë edhe më të mëdha sesa në të kaluarën.

Duke qenë se tashmë po bëhen dy vite që ne i kemi anuluar të gjitha ngjarjet tona për ngritje të fondeve në vend e diasporë në mënyrë që të mos e rrezikojmë shëndetin e askujt, nevoja për mbështetje financiare për fondacionin tonë është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme në mënyrë që të vazhdojmë me punën tonë të mirë me intenzitet edhe më të lartë.

Prandaj edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, ne e kemi filluar fushatën për ngritje të fondeve #dashniekujdes.  Përmes këtyre fondeve, ne synojmë te sigurojmë medikmente esenciale dhe pajisje medicinale për foshnjet e lindura para kohe, si dhe të vazhdojmë me edukimin e prindërve përmes programeve tona për planifikimin e familjes, shtatzëninë e hershme, lindjen dhe periudhën e pas lindjes

Edhe këtë vit, bashkë me neve në këtë mbrëmje do të jenë shumë personalitete të shquara të vendit tonë të cilët ndajnë bindjen e njëjtë sikurse ju dhe ne që fëmijët kanë nevojë për shumë dashni e kujdes”, thuhet në njoftim.

AMC ka ftuar kompanitë dhe bizneset e sektorit privat që t’a mbështesin fushatën duke u bërë sponzor të fushatës së tyre, si dhe kanë ftuar qytetarët dhe diasporën të bashkohen në këtë fushatë duke dhuruar përmes telefonatave gjatë ngjarjes për ngritje të fondeve e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova me datën 6 dhjetor 2021 nga ora 20:45.

Bashkohuni edhe ju me zemër, që të ju dhurojmë nënave dhe fëmijëve shërbime shëndetësore më të mira! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori