LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në rrugën Milot-Mamurras, përfshihet edhe eskorta e Sali Berishës, një i ri i lënduar rëndë

Aksident komunikacioni në rrugën Milot-Mamurras, përfshihet edhe eskorta e Sali Berishës, një i ri i lënduar rëndë

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshinë tri automjete, një prej të cilave pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha, që po ktheheshin nga foltorja që kishin zhvilluar në Kurbin.

Raportohet se një veturë Mercedes 190 është futur në krah të kundërt duke shkaktuar aksidentin zinxhir, shoferi i të cilit ishte nën efektin e alkoolit.


Në këtë moment një nga makinat e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha për ta shmangur, tentojnë të kthehen duke përplasur një tjetër automjet që kishin para.

Raportohet se një nga makinat e eskortës ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por asnjë nga stafi dhe as Berisha nuk kanë pësuar lëndime.

Mësohet se i vetmi i lënduar rëndë, me dëmtime në fytyrë është një i ri nga Kosova, i gjendur në një nga automjetet e përfshira në aksident. Po ashtu të lënduar janë edhe dy të tjerë.

Të lënduarit janë:  E.S 15 vjeç Prishtinë dhe Albin Menitoviç 27 vjeç Prishtine si dhe Sali Lozi 28 vjeç Tiranë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori