LAJMI I FUNDIT:

Bryan Adams rezulton i infektuar me coronavirus dy herë brenda një muaji

Bryan Adams rezulton i infektuar me coronavirus dy herë brenda një muaji

Këngëtari kanadez Bryan Adams tha se ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 të enjten pasi fluturoi në Itali dhe tha se do të shkonte në spital.

Adams, 62 vjeç, i cili është gjithashtu një fotograf, u testua në aeroportin Malpensa të Milanos, ku po mbërrinte për të promovuar kalendarin e Pirelli-t 2022 – ku fotografoi emra të njohur si: Rita Ora, Iggy Pop, Cher, Jennifer Hudson, Saweetie dhe St. Vincent.


Adams pritej të shfaqej në ngjarjet e shtypit personalisht që promovonin kalendarin të dielën dhe të hënën, por kjo tani ishte e pasigurt, shkruan DailyMail.

“Ja ku jam, sapo mbërrita në Milano dhe kam rezultuar pozitiv për herë të dytë brenda një muaji me COVID-19. Kështu që është pushim në spital për mua”, tha ai në një postim në Instagram, duke treguar një fotografi të tij ku shihej me një maskë, ulur pas një tavoline.

“Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”, shtoi ai.

Adams është plotësisht i vaksinuar, tha një përfaqësues i yllit për NME në nëntor.

Në fillim të këtij viti, Adams shkroi në një postim në muajin tetor se ai kishte COVID-19, por nuk kishte pësuar asnjë simptomë.

Rita Ora, shqiptarja e parë që pozon për kalendarin ikonik "Pirelli" - do të shfaqet nudo dhe provokuese në kalendarin e vitit 2022
Lexo po ashtu Rita Ora, shqiptarja e parë që pozon për kalendarin ikonik "Pirelli" - do të shfaqet nudo dhe provokuese në kalendarin e vitit 2022

Ata që janë diagnostikuar me COVID-19 mund të rezultojnë pozitivë deri në tre muaj pas infeksionit, sipas CDC. Testimi pozitiv gjatë asaj kohe nuk do të thotë domosdoshmërisht se dikush është ri-infektuar.

Adams u diagnostikua me COVID-19 në tetor, të cilin ai e konfirmoi në një postim në Instagram, por nuk kishte asnjë simptomë.

Ai u detyrua të tërhiqej nga ceremonia e hyrjes në “Rock and Roll Hall of Fame”, e cila u zhvillua më 30 tetor, ku ai ishte planifikuar të performonte këngëtarja H.E.R. për të nderuar figurën e Tina Turner.

Më pas ai performoi në disa koncerte në Las Vegas përpara se të shkonte në Itali dhe së fundmi njoftoi një turne të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar për albumin e tij të pesëmbëdhjetë të titulluar “So Happy It Hurts”.

Këngëtari kishte folur më parë për coronavirusin, duke shkruar: “Falë disa lakuriqesh që hanë gjëra të ndyra, shitjes së kafshëve të lagura në treg, viruseve që bëjnë bastardë lakmitarë, e gjithë bota tani është në pritje”.

Mesazhi im për ta përveç “faleminderit shumë” është “bëhu vegan”.

Ylli më vonë kërkoi falje për këtë dhe pretendoi se po mbështeste veganizmin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori