LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë për një vit zbuloi 59 automjete me defekte teknike për transportin e udhëtarëve

SPB Tetovë për një vit zbuloi 59 automjete me defekte teknike për transportin e udhëtarëve

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës, njofton se gjatë kontrolleve të tyre, kryesisht autobusë dhe furgona, nga nëntori i vitit të kaluar deri në nëntor të këtij viti, në rajonin e gjerë të Tetovës janë gjobitur gjithsej 59 automjete me defekte teknike që kanë kanë kryer transport të udhëtarëve.

“Numri më i madh i masave (12) janë vendosur gjatë këtij muaji, pasuar nga muaji mars (9), maji (7) e kështu me radhë. Defekte më të shpeshta të konstatuara tek autobusët e sanksionuar kanë qenë defektet në pajisjet e frenimit dhe drejtimit, kurse tek disa prej tyre po ashtu mungonin pajisjet e nevojshme që duhej të kishin.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon drejtuesit e autobusëve dhe furgonëve që rregullisht të kontrollojnë korrektësinë teknike, gjë që do të kontribuojë në sigurinë e tyre dhe të udhëtarëve që i transportojnë për të cilën mbajnë përgjegjësi. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë e transportit, detyrimi ligjor i të cilave është të sigurojnë kushte maksimale për transport normal dhe të sigurt të udhëtarëve, pavarësisht nëse organizojnë destinacione lokale, kombëtare apo ndërkombëtare”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.


Nga atje thonë se automjetet që kanë probleme teknike do të përballen me parashtresat dhe gjobat e parapara me ligj, të cilat sipas Ligjit për automjete për persona fizikë janë 400 euro në kundërvlerë denarë, ndërsa për personat juridik 2.000 euro në kundërvlerë denarë dhe plus 500 euro për personin përgjegjës të kompanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori