LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati Policor: Intervistimi i Drejtorit të Policisë nuk ndërlidhet me konfiskimin e drogës por si dëshmitar

Inspektorati Policor: Intervistimi i Drejtorit të Policisë nuk ndërlidhet me konfiskimin e drogës por si dëshmitar
Foto: Arkiv

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka sqaruar rreth shkrimeve të publikuara lidhur me intervistimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

IPK konfirmon se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti është ftuar për intervistë bazuar në mandatin ligjor të IPK-së.

“Mehmeti është intervistuar nga hetuesit e IPK-së në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, thuhet në sqarim, transmeton Telegrafi.


Tutje theksohet se lidhur me rastin e njëjtë IPK ka pasur edhe një komunikatë për medie më 20 shtator 2021.

Sipas IPK-së intervistimi i tij nuk ka ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike të cilin rast është duke e hetuar vet Policia e Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës  duke i falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, inkurajon mediet që para publikimit të informacioneve t’i drejtohen Divizionit për bashkëpunim dhe informim të IPK-së për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave të sakta, në mënyrë që të ketë informim të drejtë të opinionit publik”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Kalo në kategori