LAJMI I FUNDIT:

Kaq kushton VW ID.5

Kaq kushton VW ID.5

Vetura elektrike e VW do të dorëzohet në pranverë. Por automjetet tashmë mund të porositen paraprakisht.

Kompania e veturave VW njoftoi se shitjet paraprake të SUV coupe ID.5 plotësisht elektrike do të fillojnë menjëherë. Mund të porositen paraprakisht tre variante të kësaj veture, të cilat janë të pajisura me një bateri me kapacitet 77 kWh.

Çmimi fillestar për ID.5 Pro është 46,515 euro. Ka edhe variantet ID.5 Pro Performance dhe I D.5 GTX, siç quhet në një njoftim për shtyp nga kompania e veturave. Çmimi i veturës fillon nga  47,550 euro dhe shkojnë deri në 53, 615 dhe kjo varet nga lloji i saj dhe performanca.


Modeli ID.5 Pro VW ka diapazon 520 km (WLTP), Pro Performance ka rreth 4 kilometra më pak. GTX ka një distancë prej 491 km. ID.5 Pro vjen me 128 kW (174 PS), ID.5 Pro Performance me 150 kW (204 PS) dhe me fuqi në të gjitha rrotat dhe ID.5 GTX me 220 kW (299 PS).

Të dhëna të tjera kryesore: ID.5 arrin shpejtësinë maksimale prej 160 km/h dhe automjeti përshpejton nga 0 në 100 km/h për 10,4 sekonda. GTX është pak më i shpejtë në 180 km/h. GTX përshpejton nga 0 në 100 km/h në 6,3 sekonda.

Konsumatorët aktualisht duhet të presin nga 3 deri në 6 muaj për SUV-in elektrik VW coupe. Një nga arsyet për këtë është mungesa e çipave. Në fabrikën e Zwickau, ku prodhohen veturat  elektronike të VW, aktualisht ka një ndërprerje në prodhim. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Auto
Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Auto
Nebula dixhitale Porsche 928 është bërë realitet

Nebula dixhitale Porsche 928 është bërë realitet

Auto
Koleksionisti i makinave blen tetë Bugatti, dy për vete, gjashtë për fëmijët e tij

Koleksionisti i makinave blen tetë Bugatti, dy për vete, gjashtë për fëmijët e tij

Consumer Reports zbulon se Kia, Tesla dhe Nissan ofrojnë veturat elektrike më të besueshme

Consumer Reports zbulon se Kia, Tesla dhe Nissan ofrojnë veturat elektrike më të besueshme

EVs
Kjo makinë është rikthyer në punë, pasi ka qëndruar për më shumë se 20 vjet në një hambar

Kjo makinë është rikthyer në punë, pasi ka qëndruar për më shumë se 20 vjet në një hambar

Auto
Kalo në kategori