Ruskovska: Pronari i autobusit të aksidentuar është në vendin e ngjarjes, kemi realizuar bisedë
Kreu i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskoska në paraqitjen e saj në Bullgari njoftoi se pronari i kompanisë “Besa Trans” gjendet në vendin e ngjarjes në Bullgari.
Ruskosvka thotë se ka zhvilluar bisedë me të njëjtin, ndërkaq pohon se do të sigurojnë të gjitha dokumentacionet për mirëmbajtjen e autobusëve dhe mënyrën e transportimit që ka bërë kjo kompani.
“Në vendin e ngjarjes ku është autobusi, gjendet edhe pronari i kompanisë transportuese. Shkurtimisht kam biseduar me të njëjtin, tha se 20 vjet ka kompani transportuese dhe se nuk ka pasur asnjë incident, sipas tregimit të tij. Por siç thanë edhe kolegët do të sigurojmë dokumentacionin e plot për të gjithë autobusët”, tha Ruskovska.
Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.
Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251