LAJMI I FUNDIT:

23 kompani të Maqedonisë të regjistruara në një adresë në Qystendil të Bullgarisë

23 kompani të Maqedonisë të regjistruara në një adresë në Qystendil të Bullgarisë

Edhe 23 kompani të Maqedonisë janë të regjistruara në një adresë në Qystendil, ku është regjistruar kompania pronare e autobusit “Besa Trans”, i cili u aksidentua në autostradën e Strumës, ka treguar inspektimi i Regjistrit Tregtar, përcjell “bTV”.

Siç bëhet e ditur, 45 persona kanë humbur jetën pasi autobusi i kësaj kompanie ka marrë flakë në autostradën e Strumës.

Sipas njoftimeve, në adresë ka një bllok apartamentesh dhe në banesën e treguar jeton një e moshuar e sëmurë.


Ajo tha se djali i saj ka punuar për kompaninë më shumë se 10 vjet më parë. Megjithatë, që atëherë, nuk ka asnjë lidhje me të.

Në ndërkohë, siç paralajmëruam, zyra e Besa Transit në Shkup është e mbyllur dhe askush nuk e hap, edhe pse orari i punës është nga ora 09:00. Para objektit të agjencisë së udhëtimeve ka shumë policë.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj./Telegrafi/

Familjarët e udhëtarëve shkojnë për më shumë informacione tek agjencia e udhëtimeve
Lexo po ashtu Familjarët e udhëtarëve shkojnë për më shumë informacione tek agjencia e udhëtimeve