‘Gratë e Fuqizuara’ është një storje rreth tri grave të mahnitshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat përkundër të gjitha gjasave arritën të bëhen sipërmarrëse të suksesshme, duke ofruar inspirim për gra dhe vajza përtej shteteve të Evropës Juglindore. Ato janë dëshmi e gjallë për të treguar se në rast se gratë dhe burrat I kanë të drejtat dhe mundësitë e barabarta, familjet dhe komuniteti i tyre do të përparojë dhe lulëzojë.
Jasmina Kotevska nga Suvodol, Demir Hisar është e diplomuar në Historinë e Artit, por thotë se zanati i saj është rritja e deleve: “Rritja apo mbarështimi i deleve është një traditë familjare e cila është duke vdekur ngadalë. Bujqësia ishte opsioni i vetëm i mbetur për mua. Kur fillova punën me dele, fillova të zhvilloj një ndjenjë të diciplinës dhe përgjegjësisë. Mendoj se ndikoi pozitivisht në personalitetin tim. Unë besoj se gratë janë plotësisht të afta për të bërë punë mashkullore dhe anasjelltas”. Fuqizimi ekonomik i grave është një proces transformues që i ndihmon gratë të rrisin të drejtën e tyre për burime ekonomike dhe fuqinë për të marrë vendime. Investimi në fuqizimin e ekonomisë së grave, vendos një rrugë për reduktimin e varfërisë dhe për barazinë midis burrave dhe grave. Për shumë gra nuk është e lehtë për t’i manovruar rolet e shumta gjatë sigurimit dhe kujdesit për familjet, por është përpjekja e cila shpërblehet me pavarësi dhe mundësi.
Vangelina Parmachka nga fshati Budinarci, Berovë është fermere dhe pronare e një biznesi bujqësor. Ajo thotë se sfidat e përditshme janë të shumta: “Për mua, si grua, të bësh një biznes bujqësor është sfidë, pasi që më duhet të punoj si në ara dhe në fermë, dhe ende të mbaj detyrat e mia si nënë dhe amvise”.
Megjithatë, mesazhet e saj janë të thjeshta: “Gra, jini të guximshme, bëhuni pronare të bizneseve tuaja bujqësore, pasi kudo që të vendosni të aplikoni, do të fitoni pikë shtesë!”
Irena Naumoska nga Gorno Konjsko, Ohër thotë se ka pasur mbështetjen e plotë të bashkëshortit të saj kur ajo filloi biznesin familjar, edhe pse nuk zotëron tokën: “Në fillim ishte e vështirë të pranonin një grua që drejton një biznes. Burri im nuk e ka kundërshtuar kurrë faktin që unë drejtoj biznesin, kam mbështetjen e tij të plotë, pra, çdo gjë që bëjmë, e bëjmë së bashku.
Unë jam pronare e biznesit, unë e drejtoj atë restorant, por unë nuk jam pronare e tokës.
Toka është ende në pronësi të prindërve të burrit tim, kjo ndonjëherë mund të jetë pengesë pasi që ne nuk kemi të drejtë të aplikojmë për disa grante të dhëna nga autoritetet kombëtare ose grantet e huaja. Por, nëse e keni mendjen për diçka, mos u dorëzoni kurrë!”
Këto tre gra, si gratë në mbarë botën, janë aktore ekonomike të forta dhe të shkathëta, duke tejkaluar barriera të vazhdueshme me bazë gjinore, në përpjekje për të krijuar sigurinë ekonomike të tyre, familjes dhe komunitetit.
Gratë japin kontribute të mëdha në ekonomi, qoftë në biznese, në ferma, si sipërmarrëse ose punonjëse, ose duke bërë punë të kujdesit të papaguar në shtëpi. Fuqizimi i ekonomisë së grave qëndron në qendër të zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik gjithëpërfshirës.
Ekonomitë në mbarë botën janë më të forta, më produktive dhe gjithëpërfshirëse kur zvogëlojnë pabarazitë gjinore dhe mbështesin në mënyrë aktive pjesëmarrjen e barabartë të grave në të gjitha sferat e jetës. Kjo është arsyeja pse vendet e EJL (Evropes Jug-Lindore) duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të informuar dhe edukuar në mënyrë proaktive gratë rreth të drejtave kushtetuese dhe ligjore për akses, pronësisë dhe bashkëpronësisë mbi tokën dhe formave të tjera te pronave, shërbimeve financiare, trashëgimive dhe burimeve natyrore.
Projektet rajonale “Mbështetje për diversifikimin ekonomik të zonave rurale në Evropën Juglindore” dhe “Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore-Reforma Ligjore”, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Federatës Gjermane Ministria për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ), mbështesin gratë në përmbushjen e tyre ekonomike dhe potencialin social. Një nga synimet është fuqizimi i grave rurale për të kërkuar të drejtat e tyre për tokë, lidership, mundësi dhe zgjedhje, në mënyrë që ato të mund të tregtojnë mallërat e tyre dhe të japim kontributin e tyre në rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.
Me mbështetje të tillë, gratë fuqizohen për të krijuar mjete më të mira jetese, për të fituar më shumë të ardhura dhe për të krijuar biznese që ofrojnë vende pune dhe rritin ekonomitë lokale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje