LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Të mbijetuarit nga aksidenti në Bullgari janë jashtë rrezikut për jetë

Filipçe: Të mbijetuarit nga aksidenti në Bullgari janë jashtë rrezikut për jetë

Lajmi për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Bullgari i tronditi të gjithë. Shumë jetë të reja të humbura, pikëllim dhe dhimbje të pamasë për familjet të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Sot në mëngjes në spitalin e Sofjes vizitova pasagjerët që i mbijetuan aksidentit të tmerrshëm. Në një bisedë me kolegët e Klinikës, pacientët janë duke u kujdesur, trajtuar si duhet dhe të gjithë janë stabil dhe jashtë rrezikut”, thotë Filipçe.


Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut. Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj./Telegrafi/