LAJMI I FUNDIT:

Deshi ta heq qafe ish-burrin, gjeti ueb-faqen për angazhimin e “vrasësve profesionistë” – amerikania dha ofertën dhe tani e po e pret burgimi prej nëntë viteve

Deshi ta heq qafe ish-burrin, gjeti ueb-faqen për angazhimin e “vrasësve profesionistë” – amerikania dha ofertën dhe tani e po e pret burgimi prej nëntë viteve

Një grua në Michigan të SHBA-ve, është deklaruar fajtore lidhur me vrasjen e ish-bashkëshortit dhe ky rast u zbardh falë një ueb-faqeje të rrejshme satirike e quajtur “Rent-A-Hitman” (ku angazhohet vrasësi profesionist), dhe tani mund të dënohet me burgim deri në nëntë vite.

52-vjeçarja, Wendy Lin Wayne nga Rockfordi, përdori ueb-faqen e rrejshme “Rent-A-Hitman”, duke tentuar të porosit vrasjen e ish-bashkëshortit gjatë 17 korrikut të vitit të kaluar, thuhet në kumtesën e policisë së Michigan, transmeton Telegrafi.


Wayne kontaktoi ueb-faqen, që pretendon se ofron vrasës profesionist që “zgjidhin probleme” nën emrin e rrejshëm, por ajo dha informacione të vërteta në fund të “kërkesës së saj”, gjë që detyroi pronaren e faqes të kontaktojë policinë, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Pronarja e ueb-faqes filloi të brengoset që Wayne ndoshta po tenton të vret ish-bashkëshortin, që e cilësonte si fajtor për shumë probleme të saj.

Aty më pas filluan hetimet nga policia, ku polici që u prezantua si vrasës u takua më Wayne në qytetin ku ajo u lind dhe rrit.

Pas takimit, Wayne i ofroi 5.000 dollarë për vrasjen e ish-bashkëshortit që jeton në shtetin tjetër – duke ia dhënë “kaparen” prej 200 dollarëve për të mbuluar shpenzimet gjatë rrugëtimit.

Wayne i dha detektivit adresën e ish-bashkëshortit, por edhe adresën e vendit ku ai punon, shkruan Fox 2 Detroit.

Më 21 korrik të vitit të kaluar, Wayne u akuzua për kontraktim të vrasjes dhe përdorim të kundërligjshëm të kompjuterit për të kryer një krim, thuhet në raportin e policisë.

Të premten ajo pranoi fajin dhe sërish pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve. E mediat lokale raportojnë se kjo do të ndodhë gjatë 13 janarit të vitit të ardhshëm.

Nga lansimi i ueb-faqes së rrejshme në vitin 2005, pronarja u tha hetuesve se shumë persona e kanë kontaktuar duke kërkuar vrasës profesionist për t’ju kryer “shërbime” të ndryshme siç janë të shtënat në shkollë e deri te rrëmbimi i foshnjave.

Ajo pretendon se ueb-faqja ka arritur të parandalojë mbi 130 vrasje, pasi të gjitha kërkesat e klientëve i janë adresuar policisë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Skenë gazmore nga Kroacia - kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh

Skenë gazmore nga Kroacia - kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh

Fun
Mbi 13 milionë shikime: Ky qen di të jetojë

Mbi 13 milionë shikime: Ky qen di të jetojë

Fun
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Kreu i diplomacisë së BE-së i hutuar, Borell ngatërron Beogradin me Belgorodin në Rusi

Kreu i diplomacisë së BE-së i hutuar, Borell ngatërron Beogradin me Belgorodin në Rusi

Fun
Mësuesja, seks me nxënësin në parkingun e shkollës (Video)

Mësuesja, seks me nxënësin në parkingun e shkollës (Video)

Kalo në kategori