LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Sudanit rikthehet në detyrë – pas grushtit të shtetit të muajit të kaluar, kur ai u vu në arrest shtëpiak

Kryeministri i Sudanit rikthehet në detyrë – pas grushtit të shtetit të muajit të kaluar, kur ai u vu në arrest shtëpiak

Kryeministri i rrëzuar i Sudanit, Abdalla Hamdok është rikthyer në detyrë pas grushtit të shtetit të muajit të kaluar, kur ai u vu në arrest shtëpiak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai është shfaqur në TV për të nënshkruar një marrëveshje të re për ndarjen e pushtetit me udhëheqësin e grushtit të shtetit, gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan në mes të protestave masive të vazhdueshme.


Koalicioni civil që emëroi Hamdok si kryeministër dy vjet më parë ka refuzuar të pranojë ndonjë marrëveshje të re.

Pakti “ishte goditur me një armë në kokë”, tha një zëdhënës për BBC.

“E ardhmja e vendit do të përcaktohet nga të rinjtë në terren”, tha Siddiq Abu-Fawwaz, nga koalicioni Forcat për Liri dhe Ndryshim (FFC), për programin Newshour të BBC-së.

Në rrugët e kryeqytetit, Khartoum, forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që marshonin drejt pallatit presidencial dhe kërkonin tërheqjen e plotë të ushtrisë nga politika.

Që nga 25 tetori, kur ushtria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpërndau udhëheqjen civile, të paktën 40 njerëz kanë vdekur në protestat masive kundër grushtit të shtetit.

Z. Hamdok u citua nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se ai kishte rënë dakord për marrëveshjen për të ndaluar dhunën: “Gjaku sudanez është i çmuar, le të ndalojmë gjakderdhjen dhe të drejtojmë energjinë e të rinjve në ndërtim dhe zhvillim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori