LAJMI I FUNDIT:

Elvana Shala pranon zyrtarisht çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021”

Elvana Shala pranon zyrtarisht çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021”

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po qëndron në Nepal ku ka pranuar zyrtarisht çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021” që iu nda nga zv/ i Presidenti Nepalit z. Nanda Kishor Pun

Në ceremoninë e dorëzim pranimit përveç zv/Presidentit z. Pun, morën pjesë edhe përfaqësues të agjencive të OKB-së në Nepal, përfaqësues të Qeverisë artistë, si dhe rreth 600 përfaqësues të rinj nga e tërë bota.

Në fjalën e saj të shkurtër pas pranimit, Shala theksoi se çmimi i dedikohet të gjithë atyre që besuan në punën e saj shumëvjeçare, dhe zëri i saj ju dha shpresë për të luftuar për të drejtat dhe qëllimet e tyre kudo në botë. Dhe se diplomacia publike dhe puna për respektimin e të drejtave te njeriut është forma e vetme që bashkon shtetet pa dallim nga relacionet politike.


Zv/ Presidenti i Nepalit e ka cilësuar znj. Shala si inspirim global për gjenerata te reja.

Ajo më pas në kuadër të punimeve të samitit Global për Lidershipin e Ri nesër do të flas në detaje për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare veçanërisht në fushën e artit, kulturës dhe të drejtave të njeriut.

“Global Youth Leadership Award” është një çmim vjetor që ndahet nga Parlamenti Global Rinor në bashkëpunim me Qeverinë e Nepalit më konkretisht Zyrën e Kryeministrit në Nepal dhe që kryesisht ju nda personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në avancimin e të rinjve, fuqizimin e çështjeve sociale dhe për kontributin e dhënë në respektimin e të drejtave të njeriut në nivel global!

Me këtë çmim sot janë nderuar 63 personalitete nga vende të ndryshme të botës përfshirë edhe zyrtar të UNFPA ndërkohë që është i pari i dhënë për një personalitet nga Kosova.

Ndarja e çmimit është bazuar në punën e saj si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, pjesëmarrjet e saja të shumta kudo në botë në konferenca që kanë për qëllim fushën e diplomacisë publike, rininë dhe të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha për projektet e zhvilluara si në Kosovë, ashtu edhe në vendet e tjera të botës kudo që është kërkuar prezenca apo kontributi i saj në projekte të caktuara për të rinjtë, kategoritë e margjinalizuara apo të drejtat e njeriut pa dallim.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Nepal Shala do të ketë takime në Qeverinë e Nepalit dhe agjenci të OKB-së të cilat operojnë në Nepal.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori