Telegrafi Maqedoni së bashku me brendin e veshjeve për gra, Bella kanë realizuar një intervistë me profesoreshën e Fakultetit të arkitekturës dhe dizajnit pranë University American College Skopje dhe drejtoreshën e galerisë kombëtare të Maqedonisë, Dr.Dita Starova Qerimi, me të cilën kemi folur për punën, karrierën dhe stilin.
Ku qëndron sekreti i dukjes suaj të rinuar? Si është rutina juaj ditore?
Çdo grua rezaton me shpirtin e saj, pa marrë parasysh vitet biologjike, që janë vetëm numra.
Dita më nis si një nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm. Me qasje të mirë afër dhe për ta. Janë ata që më sjellin lumturinë në jetë. Ai momenti i kujdesit, amësisë dhe empatisë, gjatë përgatitjes së tyre për në shkollë më bën më të fortë dhe më përgatit për sfidat e ditës. Kuptohet, se gjithë këtë e bëjmë në dialog dhe bashkëpunim me bashkëshortin tim Fidanin.
Mundohem që çdo ditë të kufizoj stresin e përditshmërisë, që ndikon në dukjen e fytyrës. Qëllimi im është që të kujdesem për buzëqeshjen dhe për tjerët rreth meje. Të kemi ide pozitive, duke qenë të lumtur me atë që kemi dhe atë që duhet të ndihmojmë – ky është kushti kryesor për shëndet dhe rini.
Përveç kësaj, çdo ditë mundohem që të ec, aq sa më lejojnë obligimet e mia. Ato janë momente për mua, për t’u kujdesur për veten.
Obligimet e mia profesionale fillojnë me muzikë të këndshme e të hareshme, të cilat më ndjekin gjatë gjithë ditës. Kjo më ndihmon të kaloj ditën, duke u munduar për buzëqeshjen dhe pozitivitetin.
Si relaksoheni, çka ju çliron dhe çka ju bën të lumtur?
Është kënaqësi që të jetoni në pajtueshmëri me vlerat personale, e duke zhvilluar shkathtësi e duke u përballur me vëshirësitë, dhe në këtë mënyrë të kënaqeni për një jetë më të mirë dhe më të balansuar.
Fatin e kërkoj tek të gjithë ato që më rrethojnë, ecjet me familjen në natyrë, udhëtimet, momentet e kaluara me më të afërmit, në leximin e librave, apo ndjekje të ndonjë shfaqeje në teatër apo edhe pjesmarrje në ndonjë koncert.
Gjithashtu, lumturinë e shoh në aktivitete të përditshme të lidhura me ekspozitat. Ekspozitat për mua janë sfida. Unë vet jam artiste dhe e di vlerën e së bukurës, të prezantuar në ndonjë ekspozitë të ndonjë artisti që ekspozon në galeri.
Sipas Dalai Lama, lumturia nuk ju jepet. Ajo vjen nga brenda, prej veprave tuaja. E fshehta e lumutrisë është tek mësimi, për tu përgatitur për arritje të qëllimeve personale. Lumturia është në arritje progresive të qëllimeve tona.
Kur një artist luan edhe rolin e përzgjedhësit të vlerave kombëtare dhe botërore, është shumë e rëndë të mendohet për veprimtarinë personale. Por, kur një artist është në krye të një institucioni artistik dhe të pikturës, nuk duhet të ndaloni me kreativitetin. Duke udhëhequr ekspozitat dhe duke menaxhuar punët rreth këtij institucioni, shpesh izolohem dhe gjej mundësi për krijimet e mia, e këtu buron lumturia ime.
Cila është receta yte për sukses në planin profesional dhe privat?
Suksesi vjen nga përgjegjësia e madhe. Por, mos e merrni suksesin tuaj si të mirëqenë. Jeni të vetëdijshëm se ju duhet të ndihmoni tjerët. Çdo herë duhet të ndihmoni tjerët pasi kjo vlen shumë.
Duhet të bashkëpunoni me të gjithë për ata që janë kreativ për të qëndruar në një hap me sfidat. Besoj se për të mbajtur nivelin e udhëheqjes së këtij institucioni është dashur të kaloj një shkollim të denjë si mësim për pikturë në Paris në vitet e mia të hershme, shkollimi në shkollën e mesme prestigjiozë për kulturë “Lazar Liçenoski”, studimet për pikturë dhe studimet e magjistraturës në Fakultetin për arte të bukura në Shkup si dhe punimin e disertacionit për histori të artit. Kur udhëhiqni një institucion siç është Galeria kombëtare, në krye të së cilës është piktori i madh maqedon Nikola Martinoski, jeni të vetëdijshëm se jeni duke i përmbushur detyrat me krenari dhe jeni duke kryer me sukses misionin që ju është dhënë. Përveç arsimimit, bekimin për pikturë, sigurisht është e nevojshme edhe diçka tjetër, t’i bashkoni energjinë pozitive, empatinë dhe diturinë për një aksion të përbashkët.
Të gjithë që më njohin do të ju thonë se jam optimiste e madhe. Nuk është çdoherë lehtë që të përballeni me sfidat e ndryshme ditore që përballet një grua si nënë, artiste dhe udhëheqëse e një nga institucionet më të rëndësishme në kulturë. Rrethimi me njerëz që i’a duan të mirën kulturës dhe krijojnë për kulturën, është shumë i rëndësishëm për mua.
Faleminderimi më i madh për suksesin tim shkon për prindërit e mij që më kanë mundësuar arsimim adekuat dhe përkdhelje me dashuri për kulturën që nga vitet e hershme. Pjesë e suksesit janë edhe burri im dhe fëmijët, që gjithmonë më mbushin me dashuri gjatë aktiviteteve të përditshme.
Me çka ju bindi Bella dhe a do ta kishit sugjeruar këtë brend për zonjat?
Bella është brend i përkryer për gratë që duan të lënë përshtypje të paharrueshme, me një nivel të klasikës. Gjithashtu, duke u kujdesur edhe për kujdesin e veshjeve. Unë jam klient i rregullt i Bella dhe mund të them se copëzat e tyre kanë kualitet të qëndrueshëm.
Jua sugjeroj të gjitha grave këtë brend me të cilin duan të mbajnë stilin e tyre të mirënjohur.
Cilat janë pritshmëritë tuaja për Bella për të ardhmen?
Në komunikim me Bella, e di se kanë kreatorë të shkelqyer të modës në ekipin e tyre. Pritshmëritë e mia janë që të qëndrojnë me kualitetin e tyre si deri tani dhe të hapërojnë me trendet botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A