LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni HOLIDEJZ nga Dejzi për festat e fundvitit

Koleksioni HOLIDEJZ nga Dejzi për festat e fundvitit

Kreatorja kosovare Diellza Krasniqi e njohur me emrin artistik Dejzi, ka sjellur koleksionin e saj të ri për festat e fundivitit.
“HOLIDEJZ” është titulli i këtij koleksioni, titull ky që simbolizon kremte dhe festë.

Dejzi është e njohur si në vend ashtu edhe ndërkombëtarisht për stilin e veshjeve të saj që japin nur mbretëror.

Pikërisht ky nur përcjellet edhe tek koleksioni “HOLIDEJZ”, i cili si risi sjell edhe ndjesinë e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

View this post on Instagram

A post shared by Diellza Krasniqi (@dejzi)

Përveç prerjeve dhe formave Dejzi e ka karakterizuar këtë koleksion edhe me materialet që përkojnë pikërisht me këto festa, duke vënë në qendër plishin të kombinuar me kristale.

Ngjyrat e përzgjedhura dhe të kombinuara me kujdes vetem sa ia vënë vulën e festave mbretërore të këtij koleksioni.

Dejzi është e njohur për krijimet unike edhe më parë dhe ka veshur emra të njohur të vendit tonë si dhe ndërkombëtar.

Klientela e saj shtrihet në gjithë globin.

View this post on Instagram

A post shared by Diellza Krasniqi (@dejzi)

Artikull i sponzorizuar