LAJMI I FUNDIT:

Gjejnë foshnjën pesëditëshe në kanalizim, policia e Indisë njofton se ishte braktisur

Gjejnë foshnjën pesëditëshe në kanalizim, policia e Indisë njofton se ishte braktisur

Një vajzë me vetëm pesë ditë jetë, është shpëtuar kur e nxorën nga kanalizimi në qytetin indian Mumbai, e cila po e rimerr vetën në një spital të qytetit.

Mjekët e spitalit kanë thënë për BBC, se foshnja është mirë dhe se po e përcjellin me vëmendje gjendjen shëndetësore, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, policia ka njoftuar se banorët e gjetën foshnjën pasi disa mace ishin mbledhur në skaj të rrugës, ku ishte braktisur foshnja dhe po vinte një britmë nga kanalizimi.

Policia nuk ka spekuluar lidhur me motivet e mundshme, por gjykuar nga rastet e ngjashme të mëparshme, ato braktisën pasi prindërit janë në kërkim të djemve. /Telegrafi/

https://twitter.com/MumbaiPolice/status/1460262072504049666?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460262072504049666%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3811449%2Fbeba-indija-kanalizacija