LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë vazhdon të mbajë mot me diell dhe vranësira

Në Kosovë vazhdon të mbajë mot me diell dhe vranësira

Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i qëndrueshëm, me vranësira e diell do edhe në ditët e ardhshme. 

Sipas Prishtina Weather deri në fundjavë vazhdon të mbetet mot i qëndrueshëm, me më shumë vranësira dy ditëve të ardhshme, e ditën e diel me më shumë diell.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull.

Ditën e enjte përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.


Temperaturat minimale luhaten nga 3C deri 5C, por ditën e diel zbresin edhe në 0C, e maksimalet pas një rënie të premten edhe në 8C, në fundjavë luhaten nga 12C deri 13C, transmeton Telegrafi.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

Javën e ardhshme, mund të kemi ndryshim të situatës sinoptike, me mundësi edhe për reshje shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e gjatë mbrëmjes së ditës së enjte dhe të premten mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që vlerat e çastit do të jenë në mesatare apo edhe të pranueshme. /Telegrafi/