LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, shokon banori: Çalamani tentoi të më përdhunonte gruan

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, shokon banori: Çalamani tentoi të më përdhunonte gruan

Krimi makabër në Fier ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi vogëlushin 8-vjeçar ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Banorët e fshatit e përshkruajnë autorin si shumë problematik, i cili më herë ka kryer edhe dënim me burg.


Një prej tyre ka zbuluar një tjetër krim të rëndë të 38-vjeçarit. Një banor tha për mediat se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë, por e kanë liruar.

“Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Nuk thashë unë, më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Një çupë e kapi me disa veta. Ai është kriminelAi është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit.

Bridhte me biçikletë  tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë. Unë e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur me sesbën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete,” u shpreh ai.

Ngjarja e djeshme ka shokuar opinion publik. Reagimet janë të shumta, ku kërkojnë dënim maksimal për autorin përfshirë edhe atë me vdekje./AbcNews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori