LAJMI I FUNDIT:

Parodi në Islandë: Autoritetet e turizmit tallen me Metaversen e Zuckerbergut

Parodi në Islandë: Autoritetet e turizmit tallen me Metaversen e Zuckerbergut

Autoritetet e turizmit të Islandës janë tallur me Mark Zuckerbergun, themeluesin e kompanisë që tani quhet Meta. Drejtuesit e sektorit turistik të këtij vendi kanë vendosur të tërheqin një numër më të madh të njerëzve duke i ftuar në një destinacion të ri – “Islandverzum”.

Duke shfrytëzuar situatën, sektori i turizmit ka xhiruar një video promovuese të ngjashme me atë të Zuckerberg për “Metaverse” e tij. Promovuesit e turizmit islandez në video flasin për realitetin e ri, i cili do t’u japë vizitorëve eksperienca fenomenale, ashtu siç ka premtuar “Meta”.

Aktori dhe shkrimtari islandez Jorundur Ragnarson luan një personazh të quajtur “vizionari kryesor Zak Mosbergson”, i cili thotë “Sot dua të flas për një qasje revolucionare se si ta lidhim botën tonë pa qenë super i çuditshëm. Disa thanë se nuk ishte e mundur. Disa thanë se ishte e paarritshme”, transmeton Telegrafi.


Çfarë saktësisht është ‘metaverse’ e paralajmëruar nga Facebook, për të cilin projekt po kërkon 10.000 njerëz në Evropë?
Lexo po ashtu Çfarë saktësisht është ‘metaverse’ e paralajmëruar nga Facebook, për të cilin projekt po kërkon 10.000 njerëz në Evropë?

Ragnarson vesh të njëjtën bluzë dhe pantallona të zeza që ka veshur Mark Zuckerberg në videon promovuese. Personazhi nga “Islandverzum” madje përpiqet të kalojë nga dera ndërsa përpiqet të dalë, gjë që është një referencë e qartë për raportet se pronari i gjigantit të teknologjisë po pret që njerëzit t’i hapin derën.

Videoja tashmë është shikuar më shumë se 600 mijë shikime në YouTube, vetëm 200 mijë më pak se videoja zyrtare e Metës.

Kjo nuk është hera e parë që marka e re “Meta” përqeshet gjersa lansimi ka ngjallur tallje me akuza se kompania po përpiqet të fshijë kritikat e fundit.

Zuckerberg e pranoi parodinë duke iu përgjigjur se duhet të vizitojë “Islandverzum”.

“Në mënyrë të pabesueshme. Më duhet të udhëtoj në Islandverzum së shpejti. Më vjen mirë që po përdor edhe krem kundër diellit”, shtoi ai.

Zuckerberg zbulon risitë për krijuesit në Metaverse, tregon se si mund të fitojnë para
Lexo po ashtu Zuckerberg zbulon risitë për krijuesit në Metaverse, tregon se si mund të fitojnë para

Videoja përdoret tani në faqen e parë të faqes së internetit të ambasadës islandeze në Londër për të promovuar udhëtimin në ishull, ku atraksionet përfshijnë gejzerë, vullkane, burime të nxehta dhe dritat veriore.

Islanda ishte një destinacion popullor për turistët britanikë përpara se pandemia të zvogëlonte numrin e vizitorëve, edhe pasi ai vend ishte ndër të parët që u përfshi në listën e gjelbër gjatë verës.

Islanda kishte rreth dy milionë vizitorë në vitin 2019, por këtë vit thuhet se ky numër ka rënë në 700 mijë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Interesante

"A jam në ëndërr", pasagjeri tronditet kur i sheh skifterët në bordin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte

Interesante
Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet

Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet

Interesante
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Fun
Gjëra të çuditshme, të cilat me siguri nuk e keni idenë se për çfarë përdoren

Gjëra të çuditshme, të cilat me siguri nuk e keni idenë se për çfarë përdoren

Interesante
Kalo në kategori