LAJMI I FUNDIT:

Shamima cak i sulmeve të grave në kampin e refugjatëve në Siri, tentuan t’i vënë zjarrin tendës së saj: U pengon që po grimohet

Shamima cak i sulmeve të grave në kampin e refugjatëve në Siri, tentuan t’i vënë zjarrin tendës së saj: U pengon që po grimohet

Nusja xhihadiste me shtetësi britanike Shamima Begum, 22-vjeçe, e cila iu bashkua organizatës terroriste ISIS kur ishte vetëm 15-vjeçe, ka filluar të brengoset për sigurinë e saj pasi që gratë tjera kanë tentuar t’i vënë flakën tendës së saj në një kamp në veri të Sirisë.

Shamima, prej muajsh është cak i grave tjera në një kamp, pasi hoqi dorë nga ISIS-i, e në mesazhet e saj përmes avokatit ka kërkuar ndihmë që të largohet nga kampi, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.


Gratë tjera të martuara për luftëtarët e ISIS-it, duan ta vrasin Shamimën, e në veçanti pas paraqitjeve të saja të fundit ku shihet e grimosur dhe e veshur me rroba “provokuese”.

Yago Reidijk, 29-vjeç, bashkëshorti i Shamimës, ka thënë gjatë një interviste se dyshja kanë pasur jetë të lumtur nën ombrellën e organizatës terroriste.

Ai gjithashtu ka theksuar se sulmet terroriste që ky grup i kryen në perëndim nuk përkojnë me Islamin, duke marrë parasysh se kanë humbur jetën shumë njerëz të pafajshëm – që sipas besimit të tyre rreptësisht ndalohet.

Megjithatë ai fillon të qesh kur flet për Shamimën, e kujtimet më të ëmbla i ka kur tentuan bashkë të bëjnë një tortë.

Ekstremisti holandez ishte martuar me britaniken e re kur ajo shkoi në kampin e refugjatëve në Siri dhe së bashku kishin tre fëmijë, ku që të gjithë kanë humbur jetën.

Shamima aktualisht gjendet në Kurdish, kampin e refugjatëve, por ajo thotë se do të bënte gjithçka që ta rikthej shtetësinë britanike dhe të rikthehet në vendlindje.

Në anën tjetër, Yago gjendet në një qendër paraburgimi në po të njëjtin rajon. Ai në Holandë u dënua për terrorizëm dhe nëse ndonjëherë kthehet në Evropë, e pret dënimi prej shumë viteve me burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori