LAJMI I FUNDIT:

Ambasada dhe Klubi i Bizneseve Sllovene bashkojnë ndërmarrjet në Kosovë

Ambasada dhe Klubi i Bizneseve Sllovene bashkojnë ndërmarrjet në Kosovë

Ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejčič dhe drejtori i Klubit të Bizneseve Sllovene, Bajram Fusha organizuan një takim për përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë dhe përfaqësuesit e institucioneve me qëllim të këmbimit të përvojave dhe krijimit të një ambienti favorizues për bizneset në vend.

Në fjalën e saj hyrëse, ambasadorja Benedejčič, theksoi bashkëpunimin tradicionalisht të mirë dhe nivelin e lartë të marrëdhënieve ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.


Ajo shprehu kënaqësinë për dialogun e rregullt politik dhe bashkëpunimin shumëplanësh ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.

Benedejčič theksoi rolin e spikatur që i është dhënë rajonit të Ballkanit Perëndimor nga Presidenca aktuale sllovene e Këshillit të BE-së dhe përmendi samitin BE-Ballkani Perëndimor të organizuar nga Sllovenia më 6 tetor.

“Siç e dimë kosovarët dhe sllovenët kanë një lidhje emocionale që nga kohët e lashta, duke ja shtuar kësaj kualitetin e produkteve sllovene, korrektësinë në të bërit biznes, kulturën dhe përkushtimin në afarizëm që bëjnë që produktet Sllovene të jenë atraktive dhe të kërkuara në tregun dhe tryezat tona”, tha Fusha.

Klubi i Bizneseve Sllovene në vazhdimësi po ndërton, mirëmban dhe zhvillon rrjetin e bizneseve slloveno-kosovare me aktivitetet e sivjetshme siç janë vizitat e bizneseve kosovare në panairet “AGRA 2021” në Gornja Radgona dhe “MOS 2021” në Celje.

Në fund, dyert e Klubit të Bizneseve Sllovene në Prishtinë janë gjithmonë të hapura për kompanitë që kanë interesa të ndërlidhen me tregun Slloven, e përmes tij si portë edhe në tregun evropian.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori