Ka përfunduar me sukses cikli i parë Akademive të Biznesit që BPB ka organizuar këtë vit në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës. Që disa muaj me radhë qindra përfaqësues të bizneseve kosovare janë trajnuar nga ekspertë vendor dhe nga ata nga Turqia rreth strategjisë së biznesit, planeve të marketingut dhe menaxhimit të financave, e tema të tjera me rëndësi për menaxhimin, rritjen dhe vazhdimësinë e bizneseve të tyre.
Me Akademinë e mbajtur në Komunën e Prizrenit, është shënuar edhe fundi i ciklit të parë të akademive të Biznesit të organizuara në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës nga BPB dhe European Fund For Southeast Europe (EFSE).
Mbi 200 biznese kosovare janë trajnuar nga kompania, “GURU Academy” nga Turqia dhe ekspertët më të mirë vendor.
Këto shërbime jofinanciare, kanë ofruar trajnime të ndryshme të cilat do të ju japin mundësi bizneseve që në të ardhmen të zhvillojnë planet e tyre strategjike, planet e marketingut dhe menaxhimin e financave, duke iu lehtësuar menaxhimin, rritjen dhe vazhdueshmërinë e bizneseve të tyre.
Qëllimi kryesor i këyre akademive ishte ngritja e të bërit biznes në një tjetër nivel për të gjithë pjesëmarrësit, gjë që ndikon në zhvillimin e ekonomisë së vendit, pasi që këto përbëjnë shtyllën kyçe të ekonomisë në Kosovë.
Para të pranishmëve në këtë akademi nga menaxhmenti i Bankës për Biznes, ka folur edhe drejtori i këtij institucioni Arton Celina.
Ai tha se organizimi i këtyre akademive ka ardhur nga kërkesa e vet bizneseve, e është i lumtur për përmbylljen me sukses të këtij cikli të parë të këtij organizimi.
“Jam krenar që në javën që po e mbyllim “Javën Globale të Ndërmarësisë”, BPB me suskes po e mbyll ciklin e parë të akademive të biznesit. Ne jo vetëm që ofrojmë shërbime financiare, po në vazhdimës hulumtojmë dhe bisedojmë me klientët tonë në lidhje me zgjidhjen e problemev të tyre dhe kontributin që ne mund të ofrojmë. Si rezultat i këtyre hulumtimeve dhe bisedave me klientë, ne kemi vendosur të organizojmë këto akademi të biznesit, të cilat i kemi parë si kërkesë e rëndësishme e bizneseve për zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre. Pra, vet bizneset kanë kërkuar që përvec shërbimeve bankare, të kenë mbështetje edhe me shërbime jo financiare, sic janë akademitë në fjalë”, thotë Celina.
Megjithatë, ai shprehet se Akademitë do të mbahen edhe në vitet në vazhdim, duke shpjeguar se nga ky projekt i BPB-së do të ju munësohet edhe shumë bizneseve kosovare të trajnohen në këto fusha.
“Gjatë ciklit të parë, të mbajtur në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës, më shumë se 200 klientë janë njoftuar më në detaje për hartimin e planeve strategjike, menaxhimin e financave e shumë tema tjera të rëndësishme për zhvillimin e biznesit të tyre. Duke parë suksesin dhe entuziazmin e klientëve, mund të konfirmoj që BPB do të vazhdoj me organizimin e këtyre akademive edhe gjatë viteve në vijim, për të ju mundësuar edhe me shumë bizneseve pjesmarrjen në këto trajnime”, ka thënë drejtori i Bankës për Biznes, Arton Celina.
Disa prej bizneseve më të suksesshme në Kosovë iu bashkuan trajnimeve të BPB-së. Drejtori i kompanisë “ABI”, Alajdin Fusha tha se është mirënjohës për angazhimin e vazhdueshëm të Bankës për Biznes në mbështetjeve të bizneseve vendore.
“Ky organizim i BPB, tregon rëndësinë e veçantë që banka e vendit i jep bizneseve vendore dhe rritjes së tyre. Me anë të këtyre trajnimeve, na eshte mundesuar qe te zgjerojmë kapacitetet tona e të bërit biznes, e jemi shumë të lumtur që edhe sot na u dha mundësia për të ndarë përvojat e idetë me të mira me njëri tjetrin si dhe eskpertët e ndryshëm të fushës”, ka thënë Fusha.
“Ky trajnim në vazhdimësi do të jetë ndihmesë për të menaxhuar planin tonë strategjik, duke synuar rritjen e vazhdueshme. Faleminderit BPB-së për këto udhëzime se si të menaxhojmë zgjidhjen e problemeve, sepse me të vërtetë kategoria jonë ka nevojë për vëmendje të shtuar, për vet impaktin që ka në ekonominë e vendit”, thotë i njejti.
Për mbarëvajtjen e këtyre trajnimeve ka folur edhe profesori Adnan Sahsuvar nga “GURU Academy” nga Turqia.
“Guru Academy është një kompani konsultuese që specializon në menaxhimin strategjik të bizneseve. Kemi përvojë 10-vjeçare në Kosovë, sidomos si partnerë të institucioneve financiare. Në këtë program ne synojmë që të zhvillojmë kapacitetet menaxhuese të NVMV. Këto akademi i kemi organizuar në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës. Jemi mundur që të ndërtojmë edhe një formë vetëvlerësimi të kompanive sa i përket analizës së menaxhimi strategjik dhe hartiit të planeve strategjike, bazuar në planet e tyre të zhvillimit të mëtutjeshëm. Në fund të këtyre akademive, shpresojmë që NVMV që kanë qenë pjesmarrës të jenë në pozitë më të favorshme për avancimin e tyre dhe më të përgatitur për sfidat e këtij sektori”, ka thwnw ai.
Akademitë e Biznesit janë organizuar këtë vit për herë të parë nga Banka për Biznes, në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Të njejtat do të organizohen edhe vitet e ardhshme, në mënyrë që përvoja e të bërit biznes e trajnimet e ndryshme të vazhdojnë të jenë ndihmesë për bizneset anë e mbanë Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje