Presidentja e vendit, Vjosa Osmani këto ditë po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani së fundmi ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik, ku prezentë ishte edhe artistja me famë ndërkombëtare Dua Lipa.
Në fjalën e saj, presidentja Osmani tha se ndjehet krenare që përfaqëson një popull që ka kaq shumë dhembshuri, shumë talent dhe potencial.
Presidentja tutje shtoi se Kosova është storia më e madhe e suksesit në politikën e jashtme.
“Mbështetja juaj ka qenë e paçmueshme. Por sot ne përballemi me shumë sfida, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë të mbështetemi te të gjithë ju, ndërsa hapim një kapitull të ri në përpjekjet tona për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Kosova është fener i shpresës dhe i demokracisë. Vetëm 13 vite nga shpallja e pavarësisë tonë, sot ne kemi atë lloj të stabilitetit institucional, që shumë vende të tjera mund ta ëndërrojnë”, tha Osmani, transmeton Telegrafi.
Osmani tutje përmendi edhe mbështetjen që Kosova u ka dhënë shtetasve afganë me strehimin e tyre.
“Ne u jemi bashkuar aleatëve tanë në misionet paqeruajtëse dhe jemi të nderuar që jemi ndër shumë vendet që ju kemi ofruar strehim Afganëve. Ne ishim vendi i parë që ju përgjigjem kësaj thirrje, sepse ne vetë ishim refugjatë. Kështu që ne nuk hapëm vetëm dyert, por gjithashtu mendjet dhe zemrat tona për të gjithë ata që kishin nevojë, dhe ne nuk mund të qëndronim indiferent ndaj aleatëve tanë në këtë përpjekje të rëndësishme. Jam shumë krenare të përfaqësoj një popull që ka kaq shumë dhembshuri, shumë talent dhe potencial që konfirmojnë qëndrueshmërinë se Kosova do të vazhdojë të forcoj shtet-ndërtimin e saj dhe do të jap një kontribut të madh në komunitetin ndërkombëtar për paqen e stabilitetin në rajon”, tha Osmani. /Telegrafi/
“I couldn’t be more proud to represent a people who possess so much compassion, so much talent, potential and resilience." – President @VjosaOsmaniPRKS on the her hopes for #Kosovo's future. #ACawards pic.twitter.com/etzjBkhJaf
— Atlantic Council (@AtlanticCouncil) November 11, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025