LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Dubait ‘lulëzojnë’ në industrinë e E-Sports, që tanimë vlerësohet rreth miliarda dollarë

Lojtarët e Dubait ‘lulëzojnë’ në industrinë e E-Sports, që tanimë vlerësohet rreth miliarda dollarë

E-Sports janë bërë një fenomen global dhe aktualisht janë forma më fitimprurëse e argëtimit në botë pasi industria u vlerësua në 121 miliardë euro vitin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lojërat ofrojnë shpërblime të mëdha financiare dhe industria pritet të arrijë në 710 milionë euro në të gjithë rajonin e GCC (Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit), përfshirë edhe Dubain, deri në fund të vitit 2021.


Por jo të gjithë janë aty për paratë.

Lojtarja dhe transmetuesja, Hanna ‘Zahlyn’ Öberg thotë se ajo u fut seriozisht në lojëra kur ishte katërmbëdhjetë vjeçare.

Hanna tani transmeton rregullisht lojërat e saj në internet.

Ajo thotë se kur e bën këtë, ajo ka një kamerë në të që filmon fytyrën e saj dhe gjithashtu monitoron një bisedë me njerëz që po shikojnë lojën e saj dhe gjithashtu kamerën e saj.

Ndërkohë, kur bëhet fjalë për zhvillimin e tyre, thuhet se përdorimi në rritje i telefonave inteligjentë, teknologjisë blockchain dhe lojërave në internet ka qenë gjithashtu një faktor kyç, duke nxitur rritjen e tregut globalisht.

Ndërkohë Klaus Kajetski nga Yalla Esports argumenton se jo të gjithë njerëzit luajnë për grupet e çmimeve dhe shpërblimet financiare.

Ai mendon se “për shumë lojtarë është më shumë trofeu, titulli”.

Megjithatë, ekipi i tij celular PUBG fitoi një turne prej 150.000 dollarësh vetëm pak ditë më parë.

Në fund të fundit, suksesi i sporteve elektronike varet nga fansat dhe komuniteti që është ndërtuar rreth lojërave.

Për Hanna ‘Zahlyn’ Öberg, për shembull, lojërat bashkojnë shumë njerëz rreth një teme ose një aktiviteti që ata kanë të përbashkët.

“Kjo vepron si një lloj komuniteti dhe lidhjeje” të cilën ajo e përshkruan si vërtet të vlefshme në jetë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Teknologji
Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Teknologji
Lojtari i video-lojërave bëri atë që besohej se ishte e pamundur

Lojtari i video-lojërave bëri atë që besohej se ishte e pamundur

Lojëra

"Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI", Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur

Teknologji
Apple përgatit ekrane që do të riparohen vetë?

Apple përgatit ekrane që do të riparohen vetë?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori