Nën sloganin “Dare to Be the Change” [Guxoni të jeni ndryshimi], një ndër konferencat më të mëdha të teknologjisë në Ballkan, Doku.Tech, këtë vit po shënon Edicionin e 8-të me radhë.
Doku.Tech – të cilin e sjell IPKO Foundation – edhe këtë vit për shkak të rrethanave pandemike, vjen tek audienca me një program të kombinuar mes virtuales dhe fizikes, i cili përmban: fjalime nga sipërmarrës të suksesshëm ndërkombëtarë dhe lokalë, punëtori 48 orëshe për krijimin e lojërave, e njohur si Game Jam, si dhe Sfidën “Do It Yourself [DIY]”.
Emisioni i parë i edicionit të sivjetmë të DOKU.TECH do të transmetohet këtë të shtunë, 13 nëntor 2021, duke filluar nga ora 19:35, në RTV Dukagjini dhe në Kallxo.com.
Programi i folësve nis me Rob Flaherty, Drejtor i Strategjisë Digjitale në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka qenë edhe Drejtor Digjital i Kampanjës Presidenciale të Joe Biden në vitin 2020.
Në këtë rol, Rob ka mbikëqyrë mbledhjen e fondeve në internet, komunikimet online, mediat sociale dhe reklamat digjitale në një ekip të përbërë prej më shumë se 150 personash.
Gjatë fushatës për presidentin e tanishëm amerikan, Rob kishte arritur të targetojë më shumë se 100 milionë qytetarë amerikanë.
Para angazhimit në fushatën elektorale të presidentit amerikan Biden, Rob ka punuar edhe si Drejtor Krijues në ‘Prioritetet e SHBA-ve’, një organizatë për avokim politik.
Gjithashtu, ai ka qenë i angazhuar në kampanjën presidenciale të Hillary Clinton.
Emisioni i parë i DOKU.TECH në këtë edicion do të vazhdojë me ligjëruesin akademik për bazën e të dhënave dhe menaxhimin e projekteve, Naim Hoxha, i cili është edhe një prej të parëve të angazhuar në Sektorin e IT-së në Kosovë. Hoxha kishte studiuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Zagreb të Kroacisë.
Ai ka qenë i angazhuar si ekspert në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, me institucione dhe organizata të ndryshme. Aktiviteti i tij si profesor u bazua veçanërisht në elektroteknologji në institucionet e njohura në Kosovë.
Aftësitë e tij në IT janë zhvilluar që nga puna e tij e parë në 1975 dhe tani ai është një profesionist i shquar në fushat e teknologjisë dhe menaxhimit të projekteve.
DOKU.TECH do të vazhdojë programin me të ftuar të tjerë, të cilët do t’i prezantojmë javët në vazhdim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?