Nga: Daut Dauti
Fjala ‘ballkon’ është në përdorim pothuaj në të gjitha gjuhët evropiane. Kjo fjalë është përhapur nga italishtja (balcone) që d.m.th. ‘skele’. Por, gjuhëtarët kanë konkluduar se në italisht kjo fjalë ka ardhur nga gjermanishtja, kurse në këtë gjuhë ka hyrë nga anglishtja e vjetër ‘balca’. Në gjuhën gjermane apo angleze fjala ‘ballkon’ e ka pasur kuptimin e trarëve që dalin jashtë murit të ndërtesës apo të majës së rrafshët të kodrës. Pra, ballkoni është një vend i lartë në natyrë kurse në ndërtesë i nxjerrë jashtë murit (të shtëpisë) ku njerëzit dalin për të pushuar apo shikuar përreth.
Fjala ‘Ballkan’ po ashtu përdoret në të gjitha gjuhët, por nuk ka të bëjë asgjë me ballkonin edhe pse i dallon vetëm një shkronjë. Kjo fjalë ka origjinë nga gjuha osmane dhe udhëpërshkruesit dhe ushtarakët osmanë e kanë përdorur për t’i përshkruar vargmalet që kanë ekzistuar nga jugu i Bullgarisë e deri te Danubi në veri.
Sot fjala ‘Ballkan’ është term që i destinohet gadishullit juglindor të kontinentit të Evropës. Deri në fund të shek. XIX kur është përmendur kjo fjalë dhe kur është shpjeguar domethënia e saj gjeografike, Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë bërë pjesë. Por, sot vendet ballkanike konsiderohen të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë (me përjashtim të Sllovenisë), Rumania, Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia.
Megjithatë, në kuptimin funksional të fjalës, Ballkani dhe ballkoni kanë një gjë të përbashkët: që të dyja janë vende pushimi. Ballkani gjithmonë ka qenë paradhomë e Lindjes dhe e Perëndimit. Në këtë aspekt Ballkani ka qenë ballkon i ushtrive të Perëndimit kur lëviznin për të depërtuar në Lindje dhe anasjelltas. Pra, Ballkani ka qenë ‘dhomë pushimi’. Ka qenë sikur ato dhomat shtesë që iu ngjiten shtëpisë për ndonjë shfrytëzim, por nuk konsiderohen pjesë e planit origjinal të shtëpisë. Ballka(o)n hesapi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndahet nga jeta Anita Take

Cezari e Pompeu, dy strategët e mëdhenj që zbarkuan në trojet shqiptare

Nga varfëria në bohemi: Jeta e çuditshme e Gala Dalit

Historia e dramës “Cuca e Maleve”

Avni Rustemi, patrioti i parasë: I refuzuar nga amerikanët, i vlerësuar nga regjimi fashist dhe ai komunist

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze