LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi interesant me “doktor peshkun” që ofrohet në Studion Fiona

Jemi në periudhën kur më së shumti kemi probleme me lëkurë, sidomos me acarim të lëkurës, andaj jemi lodhur duke përdorur preparate të ndryshme të cilat po ndikojnë negativisht në lëkurën tonë.

Kështu që zgjidhja e kësaj brenge është një mënyrë që askush se ka paramenduar, është doktor peshku ai që trajton lëkurën tuaj në mënyrë natyrale, trajtim që mund ta bëni në Studio Fiona.

Çka është doktor peshku?

Peshku Garra Rufa, i njohur si peshku doktor, i cili u identifikua nga biologu evropian Heckel në 1843, ka qenë një nga metodat më të përdorura të trajtimit në sëmundjet e lëkurës dhe veçanërisht në parandalimin e psoriazës.

Ky peshk ndryshon në madhësi nga 3 cm deri në 8 cm, nuk ka dhëmbë, dhe ushqimi i tij është lëkura e vdekur e njeriut të cilën peshku e han gjatë trajtimit, po ashtu nuk ka asnjë gjasë që të dëmtohet lëkura e njeriut, po ashtu as nuk e përthith gjakun.

Trajtimi me peshkun Garra Rufa bëhet në duar dhe këmbë, për të gjitha moshat dhe të dy gjinitë.

Garra Rufa cilësohet si shërues natyralë i lëkurës, gjatë trajtimit ky peshk pastron lëkurën e vdekur, parandalon aromën e pakëndshme të këmbëve, parandalon ekzemën, përshpejton qarkullimin e gjakut, ndihmon në trajtimin e psoriazës, ndihmon në shfaqjen e qelizave të shëndetshme dhe të reja të lëkurës dhe mbi të gjitha ju ndihmon të relaksoheni duke krijuar një efekt masazhi.

Fiona Bushati, pronare e studios pasi që tregoni gjithçka rreth doktor peshkut për Telegrafin, ajo ka një mesazh:

“Mesazhi im per të gjithë njerëzit: ejani dhe mos ngurroni që ta provoni trajtimin me peshk, ky peshk nuk e thith gjaku, pastron lëkurën tuaj në mënyrë natyrale dhe relakson trurin tuaj”.

Të gjithë këtë funksion peshku e kryen përmes enzimës “dithranol”që sekreton.

Trajtimi bëhet në akuariume të cilat sterilizohen me filtra që mos të përmbajnë baktere të dëmshme, preferohet që trajtimi të zgjasë nga 20 minuta deri 60 minuta, varësisht prej kërkesës së klientit.

Për më shumë rreth trajtimit ndiqeni videon të realizuar në Studion Fiona:

Kontaktoni në: 044 705 090

Artikull i sponzorizuar