Nuk keni nevojë për balsame të shtrenjta: Shikoni si ta zgjidhni problemin e buzëve të plasaritura
Buzët e plasaritura duken të shëmtuara dhe mund të jenë një shenjë e problemeve shëndetësore
A e dini që ka ilaçe natyrale dhe truke që mund t’ju ndihmojnë që ta zgjidhni këtë problem?
A ndikojnë në buzët tuaja ndryshimet e motit dhe ajri i ftohtë?
Ndonjëherë nuk mjafton që vetëm t’i lyeni buzët me melhem apo mbase melhemi nuk ju përshtatet. Prandaj ekzistojnë mënyra natyrale të ndryshme për t’i hequr ato plasaritje të tmerrshme të buzëve.
Kastraveci
E dini që mund t’i hidratoni fare mirë duke përdorur një kastravec? Mbajeni për 20 minuta (ose më pak nëse e keni me nxitim) dhe do të shihni buzë të rigjeneruara dhe më të puthshme.
Kripë dhe ujë
Përzieni dy lugë kripë në ujë të ngrohtë dhe lëreni të shpërbëhet. Njomni një copë tek uji dhe ngrohtë dhe vendoseni mbi buzë për 20 minuta. Do të largojë lëkurën e plasaritur dhe djegien që e shoqëron zakonisht.
Sheqer kaf dhe ujë
Miksojini bashkë dhe krijoni scrub-in ideal. Fërkoni buzët me përzierjen e krijuar derisa t’i ndjeni të buta dhe mishtore. Kjo do të largojë lëkurën e vdekur dhe nëse vendosni t’i lyeni me një shkëlqyes sipër, ngjyra natyrale do të duket fantastike!
Mjaltë dhe vaj ulliri
Këtë maskë mund ta mbani gjatë gjithë natës. Miksoni bashkë një sasi të vogël vaj ulliri dhe mjalti. Mjalti ka veti antibakteriale dhe shëruese, ndërsa vaji i ullirit do t’ju ndihmojë të hidratoheni. Aplikoni përzierjen në buzë para se të shkoni në krevat dhe në mëngjes buzët do të zgjoheni me buzë të buta dhe të lëmuara, si bebushe.
Çaji i gjelbër
I pasur në antioksidantë dhe minerale, çaji i gjelbër gjithashtu përmban polifenole të cilat reduktojnë inflamacionin. Zhysni një bustinë çaj jeshil në ujë të ngrohtë dhe masazhojeni tek buzët për t’i zbutur dhe larguar lëkurën e tepërt të thatë. Kjo teknikë është më e butë se sa eksfolimi i zakonshëm.
Vaj kokosi
Vendosni pak vaj kokosi të ngrohtë në buzë dhe kjo do të shërbejë si zbutësi ideal. Mund ta bëni këtë disa herë gjatë ditës për t’i mbajtur buzët të hidratuara, do t’i japë shkëlqim dhe partneri juaj s’do ta ketë aspak problem, sepse kokosi mban aromë të mrekullueshme.
Aloe vera
Aloe vera ndihmon në procesin e shërimit duke larguar edhe shenjat. Ajo gjithashtu largon qelizat e vdekura dhe favorizon shumimin e qelizave të shëndetshme. Aloe vera njihet për aftësitë zbutëse që prej shekujsh. Prini disa degë, merrni xhelin ruajeni në një kuti kremi hermetik dhe ruajeni në frigorifer. Çdo ditë aplikoni tek buzët dhe rezultati do ju lë pa fjalë.
Petale trëndafili dhe qumësht
Petalet e trëndafilit janë ushqyese sepse përmbajnë vitaminën E. Nga ana tjetër acidi laktik i qumështit largon cipën e trashë ndërsa yndyrat e saj e hidratojnë lëkurën e re. Gjithçka që duhet të bëni është përzierja e petaleve të trëndafilit me qumësht dhe lënia në qetësi për gati dy deri tre orë. Pasi t’i keni lënë të zbuten, shtypini petalet në qumësht derisa të krijohet një trashësi brumi. Këtë të fundit aplikojeni tek buzët për gati 20 minuta më pas shpëlajeni.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Fuqia e veshjes së Kamala Harris në inagurim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë