LAJMI I FUNDIT:

Rrahim Hashimi ftohet në intervistim si i dyshuar nga Dhomat e Specializuara

Rrahim Hashimi ftohet në intervistim si i dyshuar nga Dhomat e Specializuara

Prokuroria e Specializuar i ka dërguar ftesë për intervistim Rrahim Hashimit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashimi do të paraqitet për intervistim para prokurorit të specializuar në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.


“Të nderuar familjar, miq e bashkëluftuar ju njoftoj se sot jam thirrur nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarit të martën me 09.11.2021. Kjo është hera e dytë që intervistohem, hera e parë ka qenë me datën 09.04.2019. Nuk jam i njoftuar, nëse ka një aktakuzë të ngritur apo jo, por ftesës dot ju përgjigjem pozitivisht”, njoftoi ai përmes Facebook. /Telegrafi/