LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje të shumta në Sarajevë: Shtëpi e vetura nën ujë, pezullohet trafiku urban dhe qyteti mbetet pa rrymë

Përmbytje të shumta në Sarajevë: Shtëpi e vetura nën ujë, pezullohet trafiku urban dhe qyteti mbetet pa rrymë

Shiu që ra gjatë natës së kaluar ka krijuar probleme të mëdha në Kantonin e Sarajevës. Përveç vërshimit të rrugëve në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, shumë vendbanime janë nën ujë dhe pa energji elektrike.

Lexuesit e portalit Klix.ba raportojnë se për shkak të reshjeve të dendura dhe vërshimeve të përrenjve dhe lumenjve, shtëpitë janë përmbytur në shumë vende në Sarajevë dhe rrethinë.

Lumenjtë Zheljeznica dhe Tilava krijuan probleme, kështu që një sasi e madhe uji u derdh në oborret në vendbanimet Otes, Vllakovë, Butmir, Donji Kotorac dhe vende të tjera.


Në këto vendbanime qytetarët nuk kanë as rrymë e as siç thonë ata mundësi për të riparuar ndonjë gjë. Shumë janë të rrezikuar edhe nga kafshët shtëpiake që rrisin.

Uji është në rrugët kryesore dhe dytësore në Sarajevë dhe trafiku i trolejbusëve drejt Dobrinjës është pezulluar. Policia në Xhaminë e Mbretit Fahd po ridrejton makinat e pasagjerëve në rrugë alternative për në Dobrinjë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori