LAJMI I FUNDIT:

Si qëndron Kosova në raport me shtetet e Evropës, sa i përket vaksinimit kundër COVID-19

Si qëndron Kosova në raport me shtetet e Evropës, sa i përket vaksinimit kundër COVID-19

Qytetarët e Kosovës, nga data 5 nëntor, mund të vaksinohen kundër koronavirusit pa caktuar termin paraprakisht.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të enjten se “qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim”.


Deri më tash, ata është dashur të caktojnë terminin në platformën online eKosova, për t’u vaksinuar në komunën ku banojnë.

Por ku qëndron Kosova me vaksinim të plotë në raport me shtetet tjera nga Evropa dhe Azia.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, Evropa e Lirë raporton se Kosova që deri më tani me dy doza ka vaksinuar 41% të popullatës, qëndron mirë në raport me shtetet e Ballkanit.

Pos Shqipërisë që nuk kanë mundur të sigurohen të dhëna zyrtare sa i përket vaksinimit, Kosova ka më shumë vaksinime se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Bosnja.

Në bazë të dhënave, Malta dhe Portugalia qëndrojnë më së miri në Evropë me nga 81% të popullatës së vaksinuar, derisa Armenia më së keqi me vetëm 7% të popullsisë së imunizuar me dy doza./REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori