LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani pranë Irkutsk të Siberisë, brenda tij thuhet se ishin shtatë persona

Rrëzohet aeroplani pranë Irkutsk të Siberisë, brenda tij thuhet se ishin shtatë persona

Shtatë persona ishin në bordin e aeroplanit të mallrave An-12 që u rrëzua në Rajonin Irkutsk në Siberinë Lindore.

Kështu ka thënë të mërkurën zyra e shtypit e Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Sipas të dhënave të specifikuara, në aeroplan ishin shtatë persona”, tha zyra e shtypit.


Këta njerëz janë anëtarët e ekuipazhit të avionit, shtoi burimi i TASS. Sipas të dhënave paraprake, të gjithë kanë humbur jetën në aksident.

Siç njoftoi më herët të mërkurën Ministria e Emergjencave të Rusisë, në orën 14:45 me orën e Moskës, një aeroplan mallrash An-12 u zhduk nga radarët ndërsa po afrohej për ulje 7 km nga Irkutsk në zonën e vendbanimit Pivovarikha.

Avioni u përfshi nga zjarri kur u përplas në tokë. /Telegrafi/