LAJMI I FUNDIT:

A duhet të ketë shërbim ushtarak të detyrueshëm, flet ish-ministri i Mbrojtjes

A duhet të ketë shërbim ushtarak të detyrueshëm, flet ish-ministri i Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se Kosova duhet që të analizojë mirë situatën përpara se të marr një vendim lidhur me shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Berisha tha se ka shtete që edhe kanë hequr dorë nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm.

“Nuk e kam parë, por mendoj se kjo don një analizë dhe një vendim më të hollësishëm sepse ushtria është bazë për buxhetin e Kosovës, por në anën tjetër ka shumë përparësi në edukimin e të rinjve për ushtrinë, për përdorimin e armëve për mbrojtjen dhe ka shumë shtete që e kanë shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe që janë pjesë e NATO-s, ka edhe prej atyre që e kanë ndërpre dhe më pas e kanë rikthyer prapë shërbimin ushtarak”, tha Berisha.


Sipas Berishës, lidhur me këtë çështje duhet që të konsultohen ekspertët dhe të shihet se në cilën fazë të avancimit është FSK-ja.

“Kjo varet nga sfidat dhe kërkimeve për siguri në përgjithësi. Kjo është çështje që e donë një analizë se s ai bënë ballë buxheti i Kosovës. Unë për fillim e theksova që kjo e don një analizë sepse duhet të merret parasysh se në çfarë faze është zhvillimi dhe avancimi i ushtrisë së Kosovës dhe a duhet ta ketë prioritet shërbimin ushtarak apo diçka tjetër. Ka shumë njerëz që mund të kontribuojnë në këtë drejtim që me e pas një analizë të mirëfillte dhe pastaj me dal me propozime konkrete”, deklaroi Berisha në t7.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori