LAJMI I FUNDIT:

Fondi Bezos, Ikea dhe Rockfeller premtojnë miliarda për luftimin e ndryshimeve klimatike

Fondi Bezos, Ikea dhe Rockfeller premtojnë miliarda për luftimin e ndryshimeve klimatike

Filantropitë globale kanë bërë një deklaratë të madhe në ditën e parë të plotë të konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Fondacionet Rockfeller dhe Ikea njoftuan të hënën planet për të krijuar një Aleancë Globale të Energjisë për njerëzit dhe planetin që do t’ju mundësojë qeverive të pasura – si dhe njerëzve të pasur – të bëjnë donacione në rritje dhe efikase drejt ndryshimit të përdorimit të energjisë në vendet më të varfra.


Organizata, që përfshin gjithashtu tetë institucione multilaterale dhe financiare zhvillimore, do të fillojë me 10 miliardë dollarë për të testuar strategjitë dhe teknologjitë inovative për të mbështetur energjinë e rinovueshme në të gjithë globin, veçanërisht në zonat ku kapitali privat ende heziton. Pasi të vërtetohen prototipet, shpresa është se ata do të shpalosin 100 miliardë dollarë në investime private dhe publike për t’i zgjeruar ato.

Fondi Bezos Earth tha se do të japë 500 milionë dollarë për këtë iniciativë të përbashkët. Në të njëjtën kohë, fondi premtoi 1 miliardë dollarë për mbjelljen e pemëve dhe rigjallërimin e tokave me bar, dhe një shumë e barabartë për të transformuar sistemet ushqimore duke e bërë bujqësinë më produktive duke reduktuar gazrat e saj serrë.

Programet të shpallura në ditën e parë të plotë të konferencës së Glasgow, Skoci, e njohur si COP26, kanë për qëllim të rrisin premtimet e vitit 2009 të vendeve më të pasura për të financuar ndryshimin energjetik të vendeve të varfra me 100 miliardë dollarë në vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori