LAJMI I FUNDIT:

Ndihmës regjisori i “Rust”, Dave Halls thyen heshtjen pas të shtënave fatale në xhirime

Ndihmës regjisori i “Rust”, Dave Halls thyen heshtjen pas të shtënave fatale në xhirime
Dave Halls dhe Alec Baldwin (Foto: IMDb / Jim Weber/Santa Fe New Mexican)

Asistenti i regjisorit që i dorëzoi armën Alec Baldwin në të shtënat fatale drejtuar një kinematografeje ka thyer heshtjen në lidhje me incidentin, por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

Më 21 tetor, Baldwin po provonte një skenë për filmin e zhanrit western kur edhe me të shtënë me armën qe mendohej se nuk kishte ‘fishekë të gjallë’ la për vdekje kinematografen ukrainase, Halyna Hutchins.


Dave Halls ishte një nga katër personat që përdori armën në ditën e xhirimeve së bashku me Alec, Hannah Gutierrez-Reed dhe Sarah Zachry.

Dave Halls dhe Alec Baldwin (Foto: IMDb / Jim Weber/Santa Fe New Mexican)

Të hënën, ndihmës regjisori theu heshtjen duke dhënë një deklaratë për New York Post.

Fjalët e fundit të kinematografes Halyna Hutchins pak para se të qëllohej për vdekje nga Alec Baldwin
Lexo po ashtu Fjalët e fundit të kinematografes Halyna Hutchins pak para se të qëllohej për vdekje nga Alec Baldwin

“Halyna Hutchins nuk ishte vetëm një nga njerëzit më të talentuar me të cilët kam punuar, por edhe një mike”, tha ai. “Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e saj”.

Regjisori vazhdoi: “Shpresoj që kjo tragjedi të shtyjë industrinë të rivlerësojë vlerat dhe praktikat e saj për të siguruar që askush të mos dëmtohet më gjatë procesit krijues”.

Vendi ku ndodhi aksidenti tragjik (Foto: Fred Hayes/Getty Images for SAGindie)

Halls nuk dha asnjë detaj se çfarë ai mendon se mund të reformohet ose se si ndryshimet mund të kenë ndihmuar në shmangien e asaj që ndodhi në xhirimet e “Rust”.

Për më tepër, ai tha se ka qenë ‘i mbushur me përkrahje’ dhe shtoi se ‘ngushëllimet shkojnë për të gjithë ata që e njohën dhe e donin Halynan”.

Alec Baldwin (Foto: Getty Images)

Nga kjo ngjarje kishte mbetur i plagosur edhe regjisori Joel Souza, i cili momentalisht është në gjendje stabile. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Magazina
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Kalo në kategori