Demokraci Plus ka publikuar raportin e shkurtër “Lajmet e rreme gjatë pandemisë COVID-19 dhe ndikimi i tyre”.
Sipas komunikatës për medie, që nga shfaqja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani, në të gjitha vendet, përveç sfidës së ballafaqimit me këtë infeksion shqetësim mbetet edhe ballafaqimi me lajmet e rreme rreth kësaj pandemie.
“Përveç formimit të grupeve, në Kosovë tendencë për përhapje të dezinformatave kanë edhe mediat online, ku sipas një hulumtimi nga NDI, që nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021, 3,613 postime në mediat online kanë përmbajtje me informacione të çrregullta”, thuhet në komunikatë.
Ata kanë kërkuar që Këshilli i Mediave të Shkurara të Kosovës të punojë vazhdimisht me mediat online për të parandaluar publikimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme nga artikujt e përkthyer nga mediat ndërkombëtare.
Sipas tyre, lajmet e rreme kanë filluar të përhapen që nga fillimi i pandemisë duke shpikur ‘mite’ rreth prejardhjes së pandemisë COVID-19, si të mbrohemi nga infektimi e deri te efektet anësore të vaksinës.
“Përveç komenteve në rrjetin social facebook janë formuar grupe anti-vaksinë të cilët bëjnë thirrje për mos vaksinim. Një prej këtyre grupeve quhet ‘diskutime rreth vaksinës’, shumica e profileve në këtë grup janë të rreme dhe nuk dihet qartë kush qëndron prapa tyre”, thuhet në komunikatë.
Pasojat që sjellin këto lajme të rreme mund të jenë: shkaktimi i ankthit dhe stresit duke i vënë në mëdyshje për imunizim, e deri te bojkotimi total i vaksinës anti-covid, e që si rrjedhojë ka shpërndarjen e virusit dhe, shfaqjen gjithnjë e më shumë të varianteve të reja.
Disa nga rekomandimet e Demokraci Plus (D+) për reduktimin e përhapjes së lajmeve të rreme janë:
Ministria e Shëndetësisë duhet që në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, me mbështetjen e agjencive donatore, të dizajnojnë një fushatë komunikimi ku ndikimi i dezinformatave dhe lajmet e rreme në pandeminë COVID-19 të jenë në fokus të fushatës.
Fushata duhet të jetë e targetuar, për shembull, të synojë të rinjtë, ose mediat, rajonin e caktuar, grupmoshën e caktuar dhe të japë mesazhet në përputhje me rrethanat.
Ministria e Shëndetësisë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Policia e Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin e lajmeve të rreme duke përfshirë burimet e lajmeve të rreme dhe të koordinojnë luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave.
Këshilli i Mediave të Shkurara të Kosovës duhet të punojë vazhdimisht me mediat online për të parandaluar publikimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme nga artikujt e përkthyer nga mediat ndërkombëtare.
Edukimi dhe trajnimi online për lajmet e rreme duhet të vihen në dispozicion të qytetarëve. Një shembull i mirë mund të jetë platforma e D+ për lajmet e rreme për të mësuar më shumë rreth dallimit midis lajmeve të vërteta dhe të rreme. fakeNews – Democracy Plus (dplus.org). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë