LAJMI I FUNDIT:

Jason Momoa infektohet me COVID-19, fillon karantinën në shtëpinë e tij në Londër

Jason Momoa infektohet me COVID-19, fillon karantinën në shtëpinë e tij në Londër

Jason Momoa doli publikisht dhe konfirmoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe aktualisht është duke qëndruar në izolim në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Superylli i Hollywood, 42 vjeç, fillimisht e bëri të ditur lajmin në një video që postoi në InstaStory.


Momoa, i cili ka xhiruar “Aquaman And The Lost Kingdom” që nga qershori, sugjeroi se ai mund të jetë infektuar me virusin kur mori pjesë në premierën e filmit epik fantastiko-shkencor “Dune”, në të cilin ai luan rolin e Duncan Idaho, shkruan DailyMail.

Foto: Jason Momoa/Instagram

Momoa zbuloi se ai ka qenë në izolim me skateboardistin profesionist, Erik Ellington.

“Unë u infektova me COVID menjëherë pas premierës”, tha Momoa në video, e cila filloi me Ellington duke bërë një kërcim me skateboard brenda shtëpisë.

Aktori la të kuptohet se është e vështirë të thuash saktësisht se ku dhe kur u infektua.

“Ka shumë njerëz që kam takuar në Angli, dhe kush e di. Sido që të jetë, unë jam mirë dhe ju falënderoj për shqetësimin dhe dashurinë tuaj”, shtoi Momoa.

Ai vazhdoi të tregojë se ka vendosur kampin në shtëpinë e tij dhe se ai ka disa gjëra shumë interesante që po realizon, por për fat të keq nuk mund të largohet nga shtëpia’.

Foto: Warner Bros

Pasi u mënjanua përkohësisht nga xhirimet, Momoa thuhet se është në karantinë në një rezidencë me tetë dhoma gjumi, 11 banja me vlerë 20 milionë funte në Londrën Veriore.

“Jason është mirë për fat dhe tani po izolohet pasi rezultoi pozitiv për COVID-19”, tha një burim.

“Aquaman And The Lost Kingdom” është planifikuar të dalë më 16 dhjetor 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori