LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e fundit të kinematografes Halyna Hutchins pak para se të qëllohej për vdekje nga Alec Baldwin

Fjalët e fundit të kinematografes Halyna Hutchins pak para se të qëllohej për vdekje nga Alec Baldwin

Pak sekonda para se të qëllohej nga Alec Baldwin, kinematografja Halyna Hutchins, i tha një operatori në xhirimet e “Rust” se ,”Nuk është diçka në rregull. Nuk është gjithçka në rregull”, derisa disa orë më vonë, ajo u shpall e vdekur.

Këto ishin fjalët e fundit e nënës 42-vjeçare, e cila kishte punuar si drejtoreshë e fotografisë në filmin e ardhshëm të Baldwinit, në bazë të një raportimi nga Los Angeles Times bazuar në intervistat me anëtarët e ekipit.


Pak çaste më parë, Alec u përgatit për një skenë brenda një kishe, duke siguruar që ekipi i kamerës kishte gjetur këndet e duhura për të realizuar atë.

Foto: Jim Weber/The New Mexican

“Pra, mendoj se do ta tërheq këtë”, tha ai gjersa kapi pistoletën që supozohej të ishte e mbushur me fishekë bedel, sipas raportimeve.

Në vend të kësaj, një plumb i vërtetë doli nga tyta e armës së zjarrit, për të cilën aktorit i ishte thënë se është një ‘armë e ftohtë’, që do të thotë se arma nuk përmban fishekë të gjallë dhe është e sigurt për xhirime, tha LA Times.

Alec Baldwin flet për herë të parë për media, pas vrasjes aksidentale të Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”: Ajo ishte shoqja ime
Lexo po ashtu Alec Baldwin flet për herë të parë për media, pas vrasjes aksidentale të Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”: Ajo ishte shoqja ime

Në atë moment, Halyna kishte rënë në krahët e regjisorit Souza që gjithashtu u plagos në ngjarjen tragjike.

Foto: Facebook

Në deklaratën e dhënë për media, aktori 63-vjeçar theksoi: “Ajo ishte shoqja ime”.

“Ditën që mbërrita në Santa Fe për të filluar xhirimet, e çova në darkë me Joel [Souza], regjisorin. Ne ishim një ekip shumë, shumë i afërt duke xhiruar një film së bashku, dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”, u shpreh aktori.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të sepse jemi shumë të shqetësuar për familjen dhe fëmijën e tij”, shtoi më tej Baldwin. /Telegrafi/

Foto: AP

Në trend Magazina

Më shumë
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Magazina
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Kalo në kategori