LAJMI I FUNDIT:

EdisonFuture EF1-T është një kamionçinë elektrike me një karikues diellor

EdisonFuture EF1-T është një kamionçinë elektrike me një karikues diellor

SPI Energy është një kompani kineze e themeluar në vitin 2016 dhe fusha kryesore e aktivitetit të saj është energjia e rinovueshme. Në fillim të vitit, ajo njoftoi synimin e saj për të prodhuar një kamionçinë elektrike, dhe tani e dimë se si do të duket.

Është modeli EdisonFuture EF1-T, i cili është një version pickup i automjetit të ri, ndërsa EF1-V është një lloj furgoni.

Pikapi ka një konfigurim me kabinë pasagjerësh, katër dyer dhe hapësirë të hapur ngarkese, ndërsa modeli EF1-V e ka atë hapësirë të mbuluar.


Versioni standard me një motor në EF1-T ka 470 kuaj/fuqi dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për 6.5 sekonda, Premium ka dy motorë dhe përshpejtimin në “qind” në 4.5 sekonda, ndërsa versioni Super fuqizohet nga tre motor elektrik me 816 kuaj/fuqi. Ky version nga 0 në 100 km/h arrin për 3,9 sekonda. EF1-V elektrike do të shitet me një dhe dy motorë 400 dhe 690 kuaj/fuqi.

Të dy modelet do të kenë një sistem karikimi diellor, dhe sipas kompanisë, do të ketë një teknologji mozaiku diellor të dizajnuar në mënyrë unike që do të ofrojë një nënshkrim të madh vizual dhe do të mbledhë energji diellore për të ngarkuar bateritë. Automjeti do të mund të karikohet vazhdimisht ndërsa është jashtë.

Detajet për bateritë dhe gamën nuk janë ende të disponueshme, por ato priten në mes të nëntorit gjatë Auto Show në Los Angeles, ku do të debutojë prototipi i modelit EF1-T. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Këto janë makinat më të vjedhura në Mbretërinë e Bashkuar – dhe ky nuk është lajm i mirë për disa shoferë

Këto janë makinat më të vjedhura në Mbretërinë e Bashkuar – dhe ky nuk është lajm i mirë për disa shoferë

Auto
Publikohen disa fotografi që tregojnë pamjen e brendshme të Rolls-Royce Ghost 2025

Publikohen disa fotografi që tregojnë pamjen e brendshme të Rolls-Royce Ghost 2025

Auto
Dita e parë në histori: Fabrika e Volkswagen në Poloni mbuloi nevojat e plota, duke u bazuar në energjinë solare

Dita e parë në histori: Fabrika e Volkswagen në Poloni mbuloi nevojat e plota, duke u bazuar në energjinë solare

Auto
Ferrari Purosangue sapo ka 'mbushur' dy vjet në treg, por sa ka pasur ndikim në shitjet dhe imazhin e markës?

Ferrari Purosangue sapo ka 'mbushur' dy vjet në treg, por sa ka pasur ndikim në shitjet dhe imazhin e markës?

Auto
Zuckerberg projekton një Porsche për gruan e tij

Zuckerberg projekton një Porsche për gruan e tij

Auto
Mënyrë e thjeshtë për të pastruar dritat e makinave (Video)

Mënyrë e thjeshtë për të pastruar dritat e makinave (Video)

Kalo në kategori