LAJMI I FUNDIT:

Shfaqje për mbamendje në natën përmbyllëse të ‘Prishtina International Vocal Fest’

Shfaqje për mbamendje në natën përmbyllëse të ‘Prishtina International Vocal Fest’

Programi i bollshëm dhe talentët e shumtë për publikun ishin dhurata më e bukur e Festivalit

Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë edhe një herë gëzoi të gjithë adhuruesit e muzikës vokale që morën pjesë në koncertin e mbrëmjes së djeshme në kishën katolike ”Shën Ndou”, Prishtinë.

Me një energji pozitive që transmetohet në çdo moment, nën ritmin e duarve të shkathëta dhe të vendosura të dirigjentit Prof. Hyseni Nimani, Martina Lekaj, soprano dhe Besart Shalës, piano, kori solli një laramani veprash të kompozitorëve shqiptar dhe atyre të huaj, transmeton Telegrafi.


Kjo trupë korale e shquar për disiplinën artistike dhe përkushtimin, i ka kushtuar rëndësi të veçantë këtij koncerti dhe kanë punuar më shumë përkushtim për këtë paraqitje.

Ngrohtësia e tyre, fokusi në bukurinë e interpretimit, komunikimi me publikun që është kurora e koncerti, ishte mesazhi më i mirë që përçohet te artdashësish përmes një energie të madhe.

Koncerti i korit ishte një lloj uverture për sezonin ambicioz në të cilin sfida më e madhe sigurisht që do të jetë pjesëmarrja në vazhdimësi para publikut edhe përtej kufijve.

Përmes katër mbrëmjeve mjaft të këndshme për publikun, ky festival synon të kthejë vëmendjen pikërisht nga kjo muzikë por edhe nga koret, ansamblet, solistët dhe dirigjentët shqiptarë që gjejnë strehë në muzikën vokale.

Në përfundim të këtij festivali mbresëlënës të gjithë u larguan me përshtypjet më të mira, me më shumë miq dhe me shpresën për t’u takuar përsëri në aktivitete të tilla në të ardhmen.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori