LAJMI I FUNDIT:

Lindner Garden Residence – standardin gjerman mund ta jetosh edhe në Shqipëri

Lindner Garden Residence – standardin gjerman mund ta jetosh edhe në Shqipëri

Kur përshkon rrugën e aeroportit, në kilometrat e fundit vështrimi ynë e ka të pamundur t’i shpëtojë fushave të gjelbëruara që shtrihen në të dy krahët e këtij aksi kombëtar.

Në këmbët e Kodrave të Prezës, ndër shekuj këtu udhëtarët kanë marrë një shije të parë, një kartëvizitë nga natyra e pasur e rajonit të Tiranës, vesë të freskët me aromë ulliri në agim dhe një filtër të bronztë pak para perëndimit.

Horizonti në këtë anë të Shqipërisë ka ruajtur mikpritjen Tiranase dhe peizazhin e një krahine piktoreske, pavarësisht se është zona më e lidhur nga ana infrastrukturore.

Pikërisht këtu, dy hapa nga aeroporti dhe në oborrin e Tirana Business Park, “gjermanët” kanë ndërmend të ndërtojnë një qytet rezidencial unik për nga lloji, bëhet fjalë për një qytezë e cila do t’i ofrojë banorëve të saj komoditet dhe shërbime si askund tjetër, por në të njëjtën kohë do të shkrihet këndshëm me peizazhin e gjelbër të zonës.
Një investim sa kompleks aq edhe delikat.

Mbrapa realizimit të kësaj qyteze janë gjermanët e Lindner Group, një nga kompanitë lider në industrinë globale të ndërtimit.

Me një histori mbi 50 vjeçare, Lindner Group ka finalizuar me sukses qindra projekte në të gjithë botën ku spikasin aeroportet, stadiumet, universitetet dhe qendrat rezidenciale.

Lajmi se Lindner Group po investon në Shqipëri është një lajm i shkëlqyer.

Nga ana tjetër nuk kemi të bëjmë as me një lajm të ri, Lindner Group po investon prej vitesh në Shqipëri, madje dhe me projekte novatore.

Mjafton të përmendim Tirana Business Park, (TBP) parku i parë i biznesit në Shqipëri dhe nga më prestigjiozët në rajon.

Në pak vite, TBP është kthyer në shtëpinë e dhjetra startup-eve dhe bisneseve/institucioneve të konsoliduara.

Gjatë muajit shtator të këtij viti, Lindner Group inauguroi dhe një hotel me 5 yje, MK Hotel Tirana, resort ky me stil bashkëkohor që rezervon për qindra bujtës kushtet dhe facilitetet e një hoteli me standard vërtetë evropian.

Ngjitur me Tirana Business Park, pjesë e të njëjtit kompleks, Lindner Group do të ndërtojë qytezën, Lindner Garden Residence.

Sipas përfaqësuesve të saj, kompania vendosi ta quajë rezidencën kështu pasi e konsideron si një kopësht të gjelbëruar ku do të aplikojë ekspertizën e saj më të mirë në fushën e ndërtimit dhe një raport të shkëlqyer me natyrën përreth.

Përpos banesave me stil interesant e të vendosura në mes të gjelbërimit, këtu nuk do të mungojnë shërbimet dhe aktivitetet komerciale e sportive.

Të njëjtën gjë na e konfirmoi edhe menaxherja kryesore e projektit, Znj. Stephanie Sieg-Farka.

“Po sjellim diçka vërtet unike në Shqipëri, Lindner Garden Residence mendojeni si një qytet brenda qytetit, dhjetë minuta nga Tirana, njëzet minuta larg detit apo dy hapa nga aeroporti, banorët e rezidencës do jetojnë njëkohësisht qytetin dhe natyrën.

Ky raport bëhet akoma më interesant nëse ju them se rezidenca do të ketë edhe kopësht, shkolla, qendër shëndetësore, fusha sportive dhe restorante.

Këtë kombinim nuk e shoh të aplikuar askund tjetër.” – tha Sieg-Farka ndërkohë që ndau me ne disa nga imazhet “render” të rezidencës.

Një tjetër element që e bën tejet të veçantë këtë rezidencë është fakti se është e para në llojin e saj që mendon jo vetëm për familjet “ultra të pasura”.

Vizioni këtu është më gjithëpërfshirës dhe synon të krijojë një komunitet të qëndrueshëm.

Kompleksi pritet që të ketë në dispozicion banesa për një buxhet më të larmishëm.

Jo vetëm vila: apartamente, vila të bashkëngjitura, vila dyshe dhe vila luksoze.

Në disa prej këtyre alternativave dukshëm ka vend edhe për familjet me të ardhura meso-të larta, dallimi nuk bëhet as në stilin arkitekturor, i cili në çdo rast është i këndshëm, minimalist, me hapësirë dhe modern.

Gjithashtu çdo banor, edhe nëse nuk do të ketë oborr personal, sërish do të ketë vendin e tij të parkimit dhe hapësira publike të organizuara mirë.

Standardi i ndërtimit pritet të jetë i cilësisë më të lartë dhe garant është reputacioni i shkëlqyer i Lindner Group.

Çdokush që ka vizituar një nga projektet e realizuara nga kompania, e dëshmon fare lehtë këtë pretendim të Lindner Garden Residence.

Cilësia e ndërtimit?

Ja ku jemi në Tirana Business Park, shikojeni vetë se çfarë cilësie jemi të aftë t’i ofrojmë klientëve tanë, ndërtojmë me materialet më të mira dhe me sy estetik ku funksionaliteti është mbret.

Përtej kësaj, e them me plot gojë, ne në Lindner Garden Residence duam të promovojmë stilin gjerman të jetesës, një jetë me hapësira të mjaftueshme, ku mund të shprehim kreativitetin tonë lirisht, në raport të shkëlqyer me natyrën dhe ku nuk mungon asnjë shërbim komunitar apo argëtimi.

Duam të ndërtojmë kushtet e një komuniteti dinamik e modern.

Ju siguroj se në rezidencë na presin ditë vërtet emocionuese.” – rrëfeu Sieg-Farka ndërkohë që na ftoi për një shëtitje të shkurtër në një nga shesh-pushimet e Tirana Business Park.

Në një qytezë që ofron parkimin, kopshtin për fëmijët, fushën e tenisit, restorantin delikat dhe një banesë të projektuar me përqasje bashkëkohore, “stili gjerman i jetesës” duket më joshës se kurrë më parë.

Projekte si Lindner Garden Residence gati-gati përforcojnë përshtypjen se standardin gjerman që aq shumë e kërkojmë në Berlin apo Mynih, mund ta kemi edhe në portat e Tiranës.

Zona e ka të gjithë potencialin që kjo qytezë gjermane na premton, rrjeti rrugor i pasur dhe një hekurudhë (Tiranë – Rinas) gati për të kapërcyer nga letra në praktikë, e kthejnë vizionin Lindner Garden Residence në një realitet të afërt.

Zbulo më shumë për rezidencën dhe hidhi një sy banesave në lindnergardenresidence.com

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Ekonomi
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Kalo në kategori