Drejtues të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit kanë kërkuar sot nga Kuvendi zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidë tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё.
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Naser Behrami nga kjo shoqatë ka prezantuar para deputetëve kërkesën që të rishikohet Ligji për Statusin e të Drejtave të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së që të përfshihen në këtë ligj edhe invalidët e paraluftës, gjatë periudhës 1981-1995.
Behrami duke treguar për sakrificën dhe kontributin e dhënë në atë kohë për liri dhe pavarësi, tha se në nivel vendi numri i atyre që kanë qenë të vrarë dhe të plagosur ishte 204, por sipas tij aktualisht janë rreth 120 të dëshmuar me dokumente.
“Edhe ne kemi qenë viktimë, jemi plagosur në demonstrata me plumba. Si do që të jetë kemi derdhur gjak për liri dhe pavarësi, të cilën sot ne e gëzojmë. Shteti i Kosovë ka marrë parasysh vetëm periudhën e gjatë luftës së fundit, dhe njerëzit e para luftës i ka harruar. Kërkesa e jonë e vetme, është që edhe neve të na trajtoni të barabartë sipas Ligjit dhe të na njihet statusi I invalidëve të paraluftës”, tha ai.
Veprimtari i plagosur nga forcat serbe para luftës, Xhavit Ramadani, tha se kjo kategori nuk është trajtuar asnjë herë nga shteti, derisa bëri të ditur se Fatmir Uka nga Podujeva është invalid dhe i mbetur në karrocë pa asnjë përkujdesje shtetërore.
“Numri është shumë i kufizuar, por pavarësisht kësaj qëllimi ynë është kjo të rregullohet me status çështja jonë ashtu siç na takon… Ka njerëz që janë në karrocë qe sa e sa vjet, askush nuk i trajton dhe nuk merret me problemet e tyre, pavarësisht se janë sakrifikuar për këtë liri që sot po e gëzojmë. Nuk jemi duke kërkuar privilegje, jemi duke kërkuar që të trajtohemi sikur kategoritë tjera. Pra, kategoria jonë nuk është e trajtuar fare”, tha Ramadani.
Deputetja Saranda Bogujevci ka thënë se fatkeqësisht ligji përkatës është treguar i pa drejtë për disa kategori, sidomos për invalidët e paraluftës. Derisa, theksoi se është e pakuptimtë që t’u njihet statusi i të vrarëve, por jo edhe i atyre të plagosurve në këtë periudhë.
“Fatkeqësisht elementi I plotësim ndryshimit të ligjit dhe njohës së kategorive të ndryshme ka rezultuar në shumë raste i padrejtë, por në të njëjtën kohë edhe proces I vështirë pasi në shumicën e rasteve janë trajtuar kategorive të luftës, por jo këto kategori që kanë pësuar para luftës… Është e pakuptimtë nëse iu ka njohur statusi atyre që kanë vdekur, por jo edhe atyre që kanë mbetur të gjallë dhe janë të lënduar prej periudhës së njëjtë kohore”, tha Bogujevci.
Kryesuesja e kësaj mbledhje të Komisionit, deputetja Tinka Kurti i premtoi kësaj shoqate se do t’i trajtojnë kërkesat e tyre, qoftë edhe përmes organizimit të një debati parlamentar.
Zëvendës kryetarja e këtij Komisioni, Kurti tha se historia e rezistencës nuk fillon në vitin 1998, prandaj ajo ka ka thënë se duhet adresuar kjo kategori.
“Jemi të vetëdijshëm që historia jonë e rezistencës nuk fillon në vitin ’98, pra është shumë më e hershme. Kësisoj në obligohemi t’i adresojmë ende të gjitha kategoritë e pa përfshira, që për fat të keq tash e kaq vite pas luftës e ende nuk janë të rregulluara këto kategori. Kështu që ne sot jemi t’ju dëgjojmë dhe ta adresojmë kërkesën tuaj të përsëritur brenda asaj që çka mundemi ne me bërë si deputet”, tha Kurti.
Deputetja nga PDK Eliza Hoxha ka thënë se përfshirja e kësaj kategorie me anë të rishikimit të Ligjit për Statusin e të Drejtave të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së do të jetë i pamundur.
Ndonëse, deputetja Hoxha tha se duhet gjetur forma tjera për trajtimin e kësaj kategori që ka kontribuar për lirinë e vendit në periudhën e para luftës së fundit.
“Për sqarim, pasi që e lexuam ligjin pak, dhe ligji ka përcaktim kohor vitin 1997-1999. Pra, kushdo që ka vdekur në atë periudhë kohore, por edhe e përcakton edhe me përqindje të lëndimeve ose statusi i viktimës civile, si dhe për dëshmorin e kombit. Për mua është me rëndësi t’iu njohët kontributi në kuptimin se çka kanë bërë për vendin… Por, në ligjin aktual nuk e shoh mundësinë që mundeni me hyrë, sepse është i specifikuar në aspektin kohor, por besoj që ka mundësi të tjera”, tha Hoxha.
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit ka parashtruar kërkese në vazhdimësi në Kuvend dhe Qeveri për njohjen e statusit të tyre me ligj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite