LAJMI I FUNDIT:

Sllatina sërish vendtakimi i automobilistëve, këtë herë për auto sllallom

Sllatina sërish vendtakimi i automobilistëve, këtë herë për auto sllallom

Pista e vjetër e aeroportit në Sllatinë, të dielën, do të jetë sërish vendtakimi i automobilistëve, këtë herë për garën në disiplinën auto sllallom, në të dyja konkurrencat, femra dhe meshkuj.

Gara është mjaft interesante edhe për faktin se mund të jetë përcaktuese në plasmanin përfundimtar, sidomos në disa klasa ku diferenca në pikë është shumë e vogël, ndërsa rivaliteti ishte i theksuar gjatë gjithë kampionatit.


Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) u ka bërë ftesë për pjesëmarrje në garë edhe të gjithë atyre që kanë licencë për drag, të cilët do të garojnë për FASK-un dhe nuk do të paguajnë asgjë  për pjesëmarrje.

Paraqitja në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik bëhen nga ora 09:30-11:30, për të vazhduar me takimin e Komisionit Sportiv, publikimin e listës startuese, brifingun me garues e vozitjet testuese, pas së cilave nis gara zyrtare.

Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un dhe institucionet tjera relevante i ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ashtu siç pati edhe kampionati në përgjithësi.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori