Facebook mohon performancën e dobët sa i përket largimit të përmbajtjes urrejtëse
Facebook ka mohuar akuzat se algoritmet e tij heqin vetëm një numër të vogël postimesh që përmbajnë gjuhë urrejtjeje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania përdor sisteme të automatizuara, krahas metodave të tjera, për të identifikuar dhe hequr postime të tilla.
Wall Street Journal (WSJ) raportoi se dokumentet e rrjedhura sugjerojnë se vetëm një përqindje e vogël e përmbajtjes fyese është hequr në të vërtetë nga teknologjia.
Facebook, megjithatë, këmbënguli se ka parë sukses të fundit në zvogëlimin e gjuhës së urrejtjes në platformën e tij.
Dokumentet e brendshme të Facebook të zbuluara nga WSJ përfshijnë informacion mbi një ekip punonjësish që dyshohet se zbuluan se teknologjia ishte e suksesshme në heqjen e vetëm 1% të postimeve që thyejnë rregullat e vetë kompanisë së mediave sociale.
Në mars të vitit 2021, një vlerësim i brendshëm dyshohet se zbuloi se përpjekjet e automatizuara të heqjes së Facebook po eliminonin postimet që gjeneronin vetëm 3 deri në 5% të shikimeve të përgjithshme të gjuhës së urrejtjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251